Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Vjedhja e informacioneve dhe krimi informatik

Shko poshtë

Vjedhja e informacioneve dhe krimi informatik

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 14, 2013 4:04 pm

Nganjëherë mjaftojnë vetëm disa bajt për të bërë ndryshimin: Një email në dukje ordiner, një program i vjetër, një pakujdesi e vogël dhe dëmi u bë.
Në harkun e pak muajve, thyerjet e sistemeve informatike kanë përfunduar gjithnjë e më shumë në debatet publike, prandaj dhe terma që dikur i njihnin vetëm pak njerëz profesionistë, sot i dinë të gjithë: nga trojanët, programe të fshehta që mund të marrin në dorë kontrollin e një kompjuteri, tek botnet, rrjetet kompjuterike që përdoren për të dërguar spame apo për të ndërmarrë sulme informatike. E deri tek keylogger, programet e përdorura për të regjistruar fjalëkalimet që shtypen në tastierë.
Vjedhja e informacioneve dhe krimi informatik
“Në të vërtetë, thyerje të hatashme kanë ndodhur edhe dhjetë vjet më parë, vetëm se asokohe mbeteshin mes pak njohësve të sektorit dhe nuk përfundonin në kopertinat e shtypit”, shpjegon Alesio Penasiliko, një haker etik ndër më të njohurit në skenën italiane, dhe përgjegjës i sigurisë në Alba s.t. “Ajo që ka ndryshuar është shpeshtësia e sulmeve dhe objektivat: Sa më shumë rriten të dhënat e dixhitalizuara, aq më efikase janë sot sulmet”.
Nuk është pra për t’u cuditur, që xhiroja e biznesit të krimit kibernetik është në rritje të vazhdueshme. Kompania e sigurisë informatike McAfee e ka vlerësuar në mbi njëmijë miliardë dollar dëmin e përgjithshëm vjetor që pësojnë kompanitë nga sulmet ndaj të dhënave, kundërmasat që duhet të marrin dhe humbja e besueshmërisë tek klienti. Vetëm thyerja e serverave të PlayStation Network të Sony në prillin e shkuar, do t’i kushtojë kompanisë japoneze një shifër rreth 170 milionë dollarë.
Në vijë paralele me shpërthimin e krimit kibernetik, edhe biznesi i ligjshëm i software të sigurisë po shijon prej vitesh një rritje dyshifrore. Sipas një analize të kompanisë së studimeve teknologjike Gartner, tregu i antiviruseve dhe firewall në vitin 2010 ka kapur një vlerë prej 16.5 miliardë dollarësh, me një rritje prej 12% ndaj vitit paraardhës. Me lulëzimin e këtij sektori, tregu i zi i vjedhjes së informacioneve është strukturuar në trajta më serioze, deri aty sa “punonjësit” e fushës janë gjithnjë e më shumë lojtarë të organizatave të krimit sesa kundravajtës individualë.
Sipas FBI-së, një grup i specializuar mund të përdorë deri në dhjetë profesionistë të ndryshëm, që merren me aspekte të veccantë të biznesit; nga identifikimi i pikës së dobët të një sistemi, deri tek shitja e të dhënave në tregun e zi.
Cilat janë teknikat më të përdorura nga krimi kibernetik për të ndërhyrë në kompjuter? Mjetet më të përdorura nga piratët e informatikës janë quajtur si trojanë, që shfrytëzojnë të meta të sistemit dhe, sipas shoqërisë PandaLab, kanë përbërë në vitin 2010 rreth 71% të viruseve të prodhuara.
E njëjta shoqëri, me një kërkim në forumet e sektorit, ka publikuar një listë çmimesh për informacionet e vjedhura, duke zbuluar se numrat e kartave të kreditit mund të shiten duken nisur nga dy dollarë, ndërsa për kredencialet bankare fillohet me 80 dollarë e mund të shkohet mbi 700.
Me përhapjen e Facebook janë krijuar të tjera të meta në sistem. “Në raste të ndryshme, të cilat kanë pasur të bëjnë edhe me institucione ushtarake, sulmuesi ka hapur një profil në Facebook me foton e një vajze të bukur dhe më pas ka bërë miq punonjës të kompanisë”, shpjegon Penasiliko: “Brenda pak ditësh, personat nisën t’i besojnë dhe përfundojnë duke klikuar disa link kurth, të cilat ia lënë derën e hapur sulmuesit”.
Informacionet e mundësuara në rrjetet sociale, veç ato si data e lindjes ose shijet dhe zakonet e secilit, mund të përdoren për të ndërtuar një kurth posaçërisht për atë person.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi