Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Ja 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

Shko poshtë

Ja 10 fjalekalimet me te perdorura te internetit

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 21, 2013 8:05 pm

Dhjetë fjalëkalimet më të përdorura në ueb u zbuluan si një pjesë e një analize të dhjetëra miliona llogarive interneti. Imperva, një firmë sigurimi të dhënash, tha se kishte analizuar rreth 32 milionë fjalëkalime që…

…ishin ekspozuar në një piratim të fundit në faqen ueb të RockYou.

Në Dhjetor të vitit të shkuar një pirat çau bazën e të dhënave të faqes së kompanisë dhe përftoi lejehyrjeje në emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e pakoduara të të gjithë 32 milionë përdoruesve të saj.
Pas studimit të çarjes së sigurisë Imperva doli me një listë të fjalëkalimeve më të përdorura, të cilët përdoruesit e ueb faqes duhet t’i shmangin.

“Çdokush duhet ta kuptojë se çfarë do të thotë kombinimi i fjalëkalimeve të dobët në botën e sotme të sulmeve kibernetike të automatizuara: me vetëm mundin minimal, një pirat mund të marrë lejehyrjen e një llogarie të re çdo sekondë– ose 1000 llogarive çdo 17 minuta”, tha Amichai Shulman, shefi i oficerëve teknikë të Imperva.

“Nëpunësit që përdorin të njëjtët fjalëkalime në Facebook me ata që përdorin në vendin e punës sjellin mundësinë e vënies në rrezik të sistemeve të ndërmarrjeve me fjalëkalime të pasigurt, sidomos nëse përdorin fjalëkalime të lehtë për t’u thyer si ‘123456’”, shtoi ai.

“Problemi ka ndryshuar shumë pak gjatë 20 viteve të fundit. Ka ardhur koha për çdokënd ta marrë seriozisht sigurinë e fjalëkalimeve; është një hap i parë i rëndësishëm në sigurinë e të dhënave.”

Dhjetë fjalëkalimet më të përdoruara të analizuara në studim ishin:
1. 123456
2. 12345
3. 123456789
4. Password
5. iloveyou
6. princess
7. rockyou
8. 1234567
9. 12345678
10. abc123
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi