Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar   People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar   People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar

Shko poshtë

Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar   Empty Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sat Mar 02, 2013 4:10 pm

Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar   Formulari-a1-238x300
Publikohet formulari A1, me anë të të cilit maturantët do të zgjedhin dy lëndët me zgjedhje që do të japin provim. Ata do të kenë afat deri më 20 mars për ta plotësuar. Ndryshe nga vitet e kaluara, afati është shtyrë me 10 ditë. Ky formular, sipas rregullores së Maturës Shtetërore, duhet të ishte gati që më 20 shkurt, por duket se MASH e ka shtyrë jo pa qëllim publikimin e tij, për t’ia lënë në dorë siparin Kryeministrit Sali Berisha. Ai ishte dje te shkolla “Petro Nini Luarasi”, ku inauguroi shërbimin më të ri online të këtij portali “e-matura”. Portali qeveritar i përuruar pak kohë më parë nga shefi i qeverisë, e-Albania, do të shërbejë, veç shërbimeve të tjera, edhe për të plotësuar online formularin A1. Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve janë hedhur udhëzimet për hapat që duhet të ndjekin maturantët bashkë me ilustrimet e faqeve që do t’u hapen.
REGJISTRIMI NË PORTAL
Fillimisht çdo kandidat duhet të klikojë te www.ealbania. al. Me hapjen e faqes kryesore të portalit qeveritar. Pasi ka zgjedhur gjuhën shqip, plotësojnë fushat përkatëse për t’u regjistruar në portalin qeveritar. “Fushat e e-mail-it dhe të celularit duhet të plotësohen me të dhëna të sakta, pasi ato do të nevojiten më tej gjatë aplikimit. Në momentin e regjistrimit celulari duhet të jetë prezent, pasi aty do të dërgohet kodi i aktivizimit të profilit (kod 4-shifror). Nëse maturanti nuk ka celular, le të japë numrin e celularit të mbikëqyrësit në mënyrë që të vijojë procesi”, thuhet në udhëzimin e MASH. Më tej kandidati duhet të shtypë butonin “Vazhdo”, ku i kërkohet kodi i aktivizimit. Pasi të ketë vendosur këtë kod, klikohet mbi butonin “Përfundo” dhe do të shfaqet mesazhi që tregon se regjistrimi në portalin qeveritar është kryer. Në faqen e shfaqur maturantët duhet të klikojnë mbi butonin (Hyr) për të aksesuar profilin personal në portalin qeveritar. “Shfaqet faqja në të cilën na kërkohet të plotësojmë kredencialet tona për të bërë autentifikimin nga portali. Zgjedhim gjuhën “Albanian” sipër dhe klikojmë mbi butonin “OK”. Tek fusha kodi i përdoruesit plotësojmë Numrin Personal dhe te fusha Fjalëkalimi plotësojmë fjalëkalimin tonë (fjalëkalimin që zgjodhëm në momentin që plotësuam fushat për regjistrimin)”, sqarohet në udhëzim. Duke klikuar në dritaren me e-shërbimet, do të shfaqet faqja ku janë të shfaqura shërbimet që ofrohen nga portali qeveritar (për momentin është vetëm shërbimi i Maturës Shtetërore 2013). Duke klikuar mbi këtë shërbim maturantëve do t’u ofrohen dy video ku sqarohet e gjithë mënyra e aplikimit.
FORMULARI A1
Formulari A1 është përshtatur për t’u plotësuar online dhe vizualisht duket mjaft i thjeshtë. Pas ndjekjes së hallkave të tjera maturantëve do t’u hapet faqja me këtë formular. Ata duhet të klikojnë mbi butonin “Apliko” për të shfaqur formularin A1 dhe për të plotësuar fushat e tij në formatin elektronik. Pasi të kenë plotësuar të dhënat personale që kërkohen, kanë dy kuadrate, te secili janë listuar lëndët me zgjedhje. Maturantët duhet të caktojnë dy prej tyre dhe më pas kanë dy opsione: ose të shtypin butonin ruaj si “Draft” dhe të mos e dërgojnë aplikimin për t’iu rikthyer në një kohë të dytë, ose të dërgojnë aplikimin. Në rast se zgjedhin opsionin e dytë nuk do të kenë mundësi të ndërrojnë mendje.
ZIRINA LLAMBRO


Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar   Empty Re: Del Formulari A1, të hapat për ta plotësuar

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sat Mar 02, 2013 5:13 pm

Menyra e regjistrimit ne portal te ministrise per maturantet

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=sJD_B6oXaSc

Menyra e plotesimit te formularit A1

https://www.youtube.com/watch?v=sR2XH1rhm84&feature=player_embedded
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi