Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Kurë për kancerin e pankreasit brenda 10 vjetësh

Shko poshtë

Kurë për kancerin e pankreasit brenda 10 vjetësh

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 06, 2014 10:19 pm


Një kurë për shërimin e kancerit të pankreasit është në horizont, thonë kërkuesit.

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit besojnë se kanë gjetur trajtimin e duhur për heqjen e sëmundjes në vetëm një javë.

Kanceri i pankreasit ka disa simptoma në fazën e parë dhe zakonisht kjo sëmundje diagnostifikohet kur është në një fazë të avancuar dhe kjo e bën të vështirë luftimin.

Deri tani për mposhtjen e kësaj sëmundjeje është përdorur imuniteti i trupit – metodë e njohur si imuneterapi.

Por kërkuesit kanë zbuluar së fundmi se qelizat e infektuara mbulojnë vetveten me proteinë dhe formojnë një barrier rreth tumorit.

Tani, stafi kërkues në Universitetin e Kembrixhit kanë arritur një zbulim befasues që një ditë mund të çojë drejtë gjetjes së kurës.

Një ilac i ri i quajtur AMD3100 – i njohur si Plerixafor – mund të përdorët për të depërtuar barrierën.

Kura është testuar tek minjtë dhe tashmë ka ardhur koha që të testohet edhe tek njerëzit. Nëse rezulton e suksesshme, ilaçi për këtë sëmundje mund të jetë në treg brenda 10 vitesh.

Dr Douglas Fearon, thotë se ky mund të jetë hapi i parë në zbulimin e kurave për shumë forma të kancerit. Testet klinike do të realizohen brenda gjashtë muajve në spitalin Addenbrooke në Kembrixh.

Kanceri i pankreasit është një nga sëmundjet kancerogjene që shkakton shumë vdekje. Ajo prek zakonisht njerëzit mbi 60 vjeç. Më pak se 20% e pacientëve të diagnostifikuar jetojnë një vit pas zbulimit të sëmundjes dhe më pak se 4% jetojnë 5 vjet më pas.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi