Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Jeta e Ajnshtajnit (fakte historike)

Shko poshtë

Jeta e Ajnshtajnit (fakte historike)

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 06, 2014 11:31 pm


Albert Ajnshtajn kaloi shumë vështirësi deri sa u bë i njohur nga e gjithë bota në vitin 1919. Fillimisht ai pati vështirësi për t’u pranuar në shkollë. Pas diplomimit Ajnshtajni kaloi vitet më stresuese të jetës. Nuk pranoi të bëhej asistent në Universitetin e Teknologjisë në Zyrih. Më pas pranoi një punë jo akademike. Ndërsa pas tensioneve me familjen për martesën me Mileva Maric, me ndihmën e një miku gjeti punë në Zyrën zvicerane të Patentave, ku kaloi shtatë vjet. I çliruar nga shqetësimet financiare, ai hyrë kështu në periudhën më produktive të jetës.



-Vitet e para-

1879

Lindi më 14 mars në orën 11:30 në Ulm, Gjermani



1880

Familja e Ajshtajnit shkoi në Mynih



1885-1888

Hyn në shkollë fillore katolike

Mësime private në Judaizëm në shtëpi



1888-94

Në gjimnazin Luitpold, në Munih

Instruksione religjioni (deri në 1892)

Prindërit shkojnë në Milano



1894

Gjashtë muaj më vonë, Ajnshtajn lë gjimnazin pa e mbaruar dhe i bashkohet familjes në Pavia, Itali



-- Vitet në Zvicër --

1895-1896

Nis shkollë në Aarau



1896

Heq dorë nga shtetësia gjermane



1896-1900

Student i Politeknikut në Zyrih (më vonë Instituti i Teknologjisë)



1901

Merr shtetësinë zviceran

Përfundon teorinë e parë si shkencëtar



1901-1902

Përkohësisht mësues në Schaffhausen,



1902

Emërohet ekspert teknik i klasit të tretë në Zyrën Zvicerane të Patentave në Bern



1903

Martohet me Milva Maric në Bern

Themelon “Akademinë Olimpia” me Conrad Habicht dhe Maurice Solovine



1905

Përfundon teorinë e dritës kuantike, lëvizjen brounine dhe teorinë special të relativitetit.

Merr titullin Ph.D në Universitetin e Zyrihut,



1906

Promovohet teknik ekspert i klasit të dytë në Zyrën Zvicerane të Patentave



1907

Zbulon principet e ekuivalencës



1908

Emërohet lektor në Universitetin e Bernit



1909

Jep dorëheqjen nga Zyra e Patentave



1911

Parashikon përthyerjen e dritës



1911-1912

Profesor i teorisë së fizikës në Universitetin gjerman të Pragës



1912-14

Profesor i teorisë së fizikës bë Institutin e Teknologjisë në Zyrih



-- Vitet në Berlin --



1914

Emërohet profesor në Universitetin e Berlinit dhe anëtar i Akademisë prusiane të Shkencës

Ndahet nga Mileve Maric – e cila kthehet në Zyrih me dy djemtë

Firmos dokumentin antiluftë “Manifesto to Europeans”



1915

I bashkohet pacifistëve "New Fatherland League"

Plotëson strukturën logjike të teorisë së përgjithshme të relativitetit



1916

Publikon teorinë e përgjithshme të relativitetit



1917

Shkruan teorinë e parë për kozmosin

Emërohet Drejtor i Institutit për Fizikën në Berlin Kaiser Wilhelm



1917-1920

Vuan nga ulcera në stomak, verdhëza dhe ligështia e përgjithshme – për të kujdeset kushërira Elsa Einstein Loewenthal



1918

Mbështet Republikën e re Weima në Gjermani

Divorcohet nga Mileva Maric

Vëzhgon përthyerjen e dritës gjatë eklipsit solar në Afrikën Perëndimore dhe Brazil

Diskutimi i parë mbi Zionismin me Kurt Blumenfeld

Martohet me kushërirën Elsa



1919

Royal Society dhe Royal Astronomical Society bëjnë të ditur konfirmimin e teorisë Ajnshtajn gjatë vëzhgimit të eklipsit

Ajnshtajn bëhet një figurë e njohur botërore



1920

Takim i gjerë kundër teorisë së përgjithshme të relativitetit në Berlin

Zgjidhe profesor special në Universitetin Leiden



1921

Vizita e parë në SHBA me Chaim Weizmann: tur për mbledhjen e fondeve për Universitetin hebre në Princeton



1922

Përfundon teorinë e parë të unifikuar

Viziton Parisin për të normalizuar marrëdhëniet Francë-Gjermani

Tur leksionesh në Japoni dhe Kinë

Merr çmimin Nobel në Fizikë për vitin 1921



1923

Viziton Palestinën: mban leksion inaugurues në vendndodhjen e ardhshme të Universitetit Hebre në Jerusalem. Zgjidhet qytetari i parë nderi i Tel Aviv

Viziton Spanjën

Leksion për pranimin e çmimit Nobel në Goteborg, Suedi



1924

Instituti Ajnshtajn në Potsdam, Gjermani, në kullën Ajshtajn nisin aktivitetin



1925

Udhëton në Amerikën e Jugut: Argjentinë, Brazil dhe Uruguai

Firmos manifestin kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

I bashkohet bordit drejtues dhe këshillit akademik të Universitetit Hebre



1927

Nis debat intensifikon me Niels Bohr në themelimin e mekanizmit kuantum



1928

Vuan kolaps të përkohshëm fizik – diagnostifikohet me zmadhim zemre



1930

Intensifikon aktivitetin pacifik



1930-1932

Tre udhëtime në SHBA

Mbështet ruajtjen e Republikës Weimar



1932

Publikon korrespondencën me Sigmund Frojd për natyrën e luftës

Emërohet profesor në Institutin e Studimeve të Avancuara në Princeton

Planifikon ndarjen e kohës mes Berlinit dhe Princeton

Largohet nga Gjermani për herë të fundit



-Vitet në Princeton --

1933

Deklaron se nuk do të kthehet më në Gjermani

Heq dorë nga Akademia Prusian e Shkencës

Kalon pranverën dhe verën në Belgjikë dhe Oksford

Emigron në SHBA në Shtor

Publikon “Pse luftë?”



1934

Publikon koleksionin e eseve “Bota siç e shoh”



1935

Publikohet paradoksi Ajnshtajn-Podolsky-Rosen



1936

Vdes Elsa Einstein



1938

Publikohet “Evolucioni i fizikës”



1939

Firmos letrën e famshme për Presidentin Franklin D. Roosevelt që i rekomandon SHBA-ve kërkime për armë nukleare



1940

Merr shtetësinë amerikane



1943

Punon si këshilltar në Marinën amerikane



1944

Kopja e shkrimit origjinal të teorisë special të relativitetit të 1905-s shitet në ankand për 6 milionë dollar në Kansas City si kontribut për luftën amerikane



1945

Tmerrohet nga holokausti i hebrenjve evropianë

Tronditet nga bombardimi nuklear i Hiroshimës dhe Nagasakit



1946

Bëhet kreu i Komitetit Emergjent për Shkencën Atomike

Shpreh publikisht mbështetjen për informimin e qeverisë botërore



1947

Intensifikon aktivitetin në mbështetje të çarmatosjes dhe qeverisë botërore



1948

Mbështet krijimin e shtetit Izraelit

Gruaja e parë Mileva Maric vdes në Zyrih



1949

Publikon “Shënime autobiografike”



1950

Firmos amanetin dhe testamentin: Otto Nathan dhe Helen Dukas janë bashkëkujdestarët

Publikon koleksionin e eseve “Out of My Later Years”



1952

I ofrohet posti i Presidentit të Izraelit



1955

Bashkëfirmos Manifestin Russell-Ajnshtajn për paralajmërimin e kërcënimit nuklear

Vdes më 18 prill në orën 01:15 në spitalin e Princeton në moshën 76-vjeçare

Trupi i tij digjet dhe hiri shpërndahet në një vend të pazbuluar
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi