Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Fshatrat më piktoreskë në botë

Shko poshtë

Fshatrat më piktoreskë në botë

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Thu Jan 23, 2014 8:05 pm

Nga Mali në Afrikë e deri në mijëra metra mbi nivelin e detit, mes Himalajeve. Revista elektronike “Fubiz” rënditi disa prej fshatrave me peisazhet më magjepsëse, pamje që të lënë pa frymë.

E nisim nga pamja e parë. Nëse mendonit se pamjet nga filmi “Zoti i Unazave” janë një pjellë e fantazisë njerëzore, gaboheni. Fshati Hobit ekziston vërtet. Ai ndodhet në Zelandën e Re dhe është përdorursi shesh-xhirim thuajse në të gjitha seritë e sagës së filmit fantazi.


Pamja e dytë mbërrin nga Malta. Vendi i vogël ishullor i Mesdheut shquhet për bukuritë e tij dhe ndër to është edhe fshati i pagëzuar që prej 1980 si “Fshati Popeye”. Pikërisht këtu u frymëzua “Disney” për realizimin e seteve të serialit vizatimor, aq të dashur të kohës.


Hidhemi në Afrikë. Buzë lumit Niger në Mali ndodhet një fshat i vogël piktoresk i izoluar në shkretëtirë, mbijetesa e të cilit varet vetëm nga peshkimi.


Pamja e radhës mbërin nga ‘toka mbretërore’ në një ditë me mjegull. Imazh i shkëputur nga një fshat në jug-perëndim të Anglisë.


Më poshtë Sar Agh Syed, njëri prej fshatrave më të bukur të Iranit. Një ndërthurje perfekte mes modernizmit oriental dhe kulturës perse. Numëron mbi 2 mijë banorë.


Rikthehemi në Afrikë, këtë herë në në njërin prej bregdeteve të paprekur ende nga zhvillimi, ku është shkrepur edhe fotoja e mëposhtme.


Sërish në Europë. Kontinenti i vjetër është strehë e qindra bukurive natyrore, që kur kombinohen me ndërhyrjet e duhura njerëzore marrin akoma më shumë hijeshi. Ky është rasti i fshatit holandez Bourtange në kufirin me Gjermaninë.


Disa qindra kilometra larg nesh shtrihet Salzkammergut, fshati austriak magjepsës me rreth 1 mijë banorë, që ja vlen të vizitohet në cdo stinë të vitit.


Sërish në Kinë. Këtë herë më në jug të saj, ku mes parcelave të mbjella me oriz shtrihet ky fshat.

t-ch
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi