Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Si të mësojmë me sukses?

Shko poshtë

Si të mësojmë me sukses?

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Wed Jun 11, 2014 11:09 pm

Më në fund ia keni dalë të „shkëputeni“ nga filmi interesant, interneti apo shoqëria dhe ta merrni librin në duar. Dhe pastaj? Të gjithë kanë metodat e veta të mësimit, kështu që edhe ju duhet t’i keni këto metoda. Në këtë aspekt, disa metoda janë dëshmuar të jenë më të suksesshme se disa të tjera.
Një nga metodat që është treguar shumë e suksesshme është metoda LPLMP(Lexo sipërfaqësisht-L,pyesni vetveten-P, lexo me kujdes dhe përqëndrim-L,mbaj mend-M,përsëritja-P.)
Pra, t’ia fillojmë!
Hapi i parë (L) = Lexojmë sipërfaqësisht
Përmes leximit sipërfaqësor krijohet pasqyra e asaj që do të lexojmë para se në fakt të hyhet më thellë në përmbajtje që mësoni. Mënyra për krijimin e kësaj pasqyre është leximi i parathënies dhe i përmbledhjes, dhe nëse kjo nuk ju mjafton atëherë mund ta lexoni në shpejtësi tërë tekstin; pra lexoni shpejt vetëm titujt dhe ndonjë fjali.
Shembulli i parë: Nëse para renditjes së pjesëve përbërëse të një fotografie, e shihni atë të plotë, më lehtë do t’i rendisni pjesët e caktuara të saj.
Shembulli i dytë: kur në kinema paralajmërohet filmi i ardhshëm që do të shfaqet, do ta shihni vetëm një pjesë të shkurtër të tij, por njëkohësisht do ta fitoni një përshtypje të përgjithshme të filmit, e cila do t’ju ndihmon të vendosni nëse do ta shikoni atë film apo jo. Nëse këtë e aplikoni në tekst, kjo do të thotë se pas leximit sipërfaqësor, mund të vendosni nëse kjo ju mjafton apo dëshironi ta lexoni librin në tërësi.

Hapi i dytë (P) = Pyesni vetveten
Para se të filloni me shqyrtimin e hollësishëm të tekstit, parashtroni pyetje vetvetes që do t’ju orientojnë më tej. Përmes këtij hapi fitohet koncentrim dhe motivim më i madh. Parashtrimi i pyetjeve gjatë të mësuarit do t’ju ndihmoj në përgatitje për testim apo provim. Nëse sado pak e njihni profesorin e juaj, mund të paramendoni se cilat do të jenë pyetjet e tij.

Hapi i tretë (L) = Lexoni me kujdes dhe përqendrim
Leximi është hapi që do t’ju merr më së shumti kohë, por nuk është i domosdoshëm dhe më i rëndësishmi. Për të arritur rezultate, gjatë leximit është me rëndësi t’ju përmbaheni këtyre rregullave:

Koncentrimi. Të dyja këmbët duhet t’i keni në dysheme, dhe lexoni sa më shpejt që të mundeni.
Gjeni kuptimin kryesor. Ky është niveli i parë gjatë leximit. Nëse nuk e gjeni kuptimin kryesor, nivelet e tjera nuk do ta mund të kompensojnë këtë.
Nënvizoni dhe shënjoni atë që duhet mbajtur në mend dhe të cilën dëshironi menjëherë ta shihni gjatë përsëritjes.
Reagimi. Të lexuarit aktivë do të thotë që gjithmonë të përkujtoheni se dëshironi ta kuptoni dhe të mbani në mend atë që keni lexuar.
Mbani në mend tabelat dhe ilustrimet e tjera.

Hapi i katërt (M) = Mbaj mend
Ekzistojnë dy mënyra të efektshme të mbajtjes mend:
Mbani mend duke përsëritur me fjalë të juaja. Kur ta përfundoni leximin e kapitullit apo të librit që mësoni, mund ta shpjegoni tekstin me fjalë të juaja, me ç’rast do ta rrisni nivelin e të mbajturit mend.
Mbani mend duke mbajture shënime në kënde të fletëve. Gjatë leximit shënoni vërejtjet e juaja në këndin e fletës lidhur me mendimet kryesore të shprehura në libër.

Hapi i pestë (P) = Përsëritja
Përsëritja është pikë e rëndësishme e metodës LPLMP. Edhe njëherë lexoni sipërfaqësisht titujt dhe tentoni të mbani në mend gjërat më të rëndësishme, duke i shikuar shënimet e juaja. Nevojitet të bëhet përsëritja në intervale të caktuara dhe nuk ka kuptim që përmes mbajtjes së tepërt përmendësh të tentohet të arrihet suksesi i përnjëhershëm.

Çdo hap i kësaj metode është i rëndësishëm për të mësuarit e suksesshëm. Metoda LPLMP mund t’ju ndihmojë të mësoni në mënyrë më të efektshme, por siç ndodh edhe me çdo mënyrë tjetër të të mësuarit, kjo kërkon kohë dhe mund të caktuar. Por, është inkurajuese, që sa më shumë të mësoni, aq më shumë do të mbani në mend, sepse me kalimin e kohës do ta ushtroni këtë metodë dhe do ta fitoni shprehinë e të mësuarit.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi