Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Sa i lartë është Everesti?

Shko poshtë

Sa i lartë është Everesti?

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 14, 2013 8:34 pm

Autoritetet e Nepalit nuk e kanë matur kurrë lartësinë e Everestit, mali më i lartë në botë që gjendet në Himalaja përgjat kufirit të Nepalit me Kinën. Deri tani të dy vëndet kanë njohur si lartësi zyrtare të Everestit masën 8848 metër, por matje të tjera të bëra gjat viteve kanë dhënë lartësi të ndyshme.

Llogaritja e parë e lartësisë është bërë në vitin 1856 nga Andrew Waugh, një oficer britanik që i vendosi edhe emrin në nder të George Everest. Waugh arriti në kokluzionin se mali ishte 8840 metër i lartë. Në vitin 1955 një studimi i drejtuar nga qeveria indiane llogariti një lartësi prej 8848 metër, masë e konfirmuar nga qeveria kineze 20 vjet më pas me lartësinë 8848,13 metër. Por në të dy rastet lartësia u llogarit bashkë me akullin që gjendj në majë të malit.

Një matje e re e bërë në vitin 1999, nga një ekspeditë amerikane, e cila vendosi një GPS në majë të malit që mundësoi matjen me anë të sinjaleve satelitore. Llogaritja dha si vlerë 8850 metër pa llogaritur shtresën prej një metri të borës në majë. E dhëna nuk është njohur zyrtarisht por përdoret shpesh për të treguar lartësinë e malit.

Matja më e afërt është bërë nga Kinezët në vitin 2005. Pas disa muaj llogaritje dhe studime, akademia kineze e shkencës llogariti një lartësi prej 8844,43 metër, me një nivel gabimi prej 0,21 metër.

Llogaritjet kineze kontestohen nga qeveria e Nepalit, e cila ka fillua punën për një llogaritje më të hollësishme. Vlera e re e lartësisë pritet të dalë pas dy vjetësh.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi