Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Evropa Politike

Shko poshtë

Evropa Politike

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 14, 2013 8:38 pm

Andorra

Andorra ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropës, në rrafshnaltën e Pirinejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Andorrës është 468 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 30 V, 1 30 L. Andorra është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andorra të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.
Klima është kontinentale, për shkakë të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në janar temperatura bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.
Relievi i Andorrës është malorë. Pika më e ultë është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.
Si pasurit natyrore të Andorrës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pylltaria - pyjet me druajnë të kualitetit të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullosave malore.
Austria

Austria ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në veri të Italisë dhe Sllovenisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë. Vija kufitare e Austrisë është e gjatë rreth 2,562 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Republika Çeke (362 km) në veri, Sllovakia (91 km), në lindje dhe jug me Hungaria (336km), Sllovenia (330 km), Italia(430 km), në perëndim me Zvicra (164), Lihtenshtajni (35) dhe në veri-perëndim me Gjermania (784 km).
Klima është kontinentale-malore e ndryshueshme me temperatura të ulëta në dimër dhe mesatare në verë. Temperaturat dimërore përcjellën me reshje bore në vendet malore dhe më pak në ato të rrafshit ndërsa ato të verës janë më të larta dhe përcillen nganjëherë me riga shiu e reshje shiu.
Relievi : Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.
Si pasurit natyrore të Austrisë llogariten: nafta, qymyri, pyjet, hekuri, zinku, antimoni, magnezi, grafiti, kripa si dhe prurja e ujit të lumenjve.
Belgjika

Belgjika ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në Detin Verior, në mes të Francës dhe Holandës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Belgjikës është 30,528 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50 50 V, 4 00 L. Kjo sipërfaqe përbëhet nga 30,278km2 tokë dhe 250km2 ujë me një vijë bregdetare prej 66.5 km. Vija e kufirit tokësor të Belgjikës është e gjatë rreth 1,385 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Franca (620 km), Gjermania (167 km), Luksemburgu (148 km) dhe Holanda (450 km).
Klima është bregdetare me dimër të lehtë dhe verë të freskët.
Relievi : Në pjesën veri-perëndimore, relievi i Belgjikës ka një teren të rrafshët bregdetar i cili ngrihen në male në pjesën qendrore. Pika më e ultë e Belgjikës gjendet në brigjet e detit veriorë (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 694 metrave në Signal de Botrange. Lumenjtë në të njohur të Belgjikës janë: Meuse, Rhine, Scheldt, Seine dhe Yser.
Si pasurit natyrore të Belgjikës llogariten: qymyri, gazi natyrorë, materiale konstruktimi, silici dhe karboni.
Bjellorusia

Bjellorusia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, në lindje të Polonisë dhe veri të Ukrainës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bjellorusisë është 207,600 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L. Vija kufitare e Bjellorusisë është e gjatë rreth 2,900 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Letonia (141 km), Rusia (959 km), Ukraina (891 km), Polonia (407 km) dhe Lituania (502 km).
Klima: Ka klimë kontinentale, me dimër të rëndë dhe verë të ftohtë e kohë të vranët.
Relievi i Bjellorusisë përbëhet kryesisht nga një teren i rrafshët. Pika më e ultë e Bjellorusisë gjendet në brigjet e lumit Nyoman (90m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 346 metrave në Dzyarzhynskaya Hara në pjesën qendrore të vendit. Lumi më i gjatë që përshkon Bjellorusisë është lumi Dnjeper
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: gazi natyrorë.

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin Ballkanik. Në lindje të vendit ndodhet Kroacia (në jug-lindje Dalmacia) ndërsa në veri-perëndim Serbia (Vojvodina), në lindje Serbia (Sanxhaku) dhe në pjesën jug-lindore ndodhet Mali i Zi.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L. Bosnja ka një vijë bregdetare prej 20km dhe vija kufitare e saj është e gjatë rreth 1,459 km. Kjo vijë kufitare e ndanë atë nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).
Klima : Ka klime kontinentale dhe bregdetare me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi