Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Astronomia dhe deget e saj

Shko poshtë

Astronomia dhe deget e saj

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 14, 2013 9:12 pm

Astronomi, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", ( Greq.): άστρο, + νόμος) është një shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës.
Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave që mund të vrojtohen në qiell (jashtë Tokësorë), së bashku me të gjitha proçeset (ecurite) në të cilat ato përfshihen.
Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit.
Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë.
Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.


Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore.
Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellore.

Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimi i qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi