Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Jeta në qytete të mëdha shkakton çrregullime psikike

Shko poshtë

Jeta në qytete të mëdha shkakton çrregullime psikike

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Thu Jan 17, 2013 7:07 pm

Njerëzit të cilët jetojnë në qytete të mëdha kanë më shumë gjasa të vuajnë nga skizofrenia dhe çrregullimet e tjera mendore, sesa njerëzit që janë rritur në fshat.
Hulumtimi më i ri i shkencëtarëve gjermanë, i botuar në revistën amerikane “Nature”, tregon se jeta në qytet dëmton shëndetin mental të njerëzve.
Te banorët e metropoleve pjesë ta caktuara të trurit reagojë më fuqishëm në stres, krahasuar me banorët që jetojnë në fshat. Janë gjetur edhe prova se banorët e zonave urbane janë më të rrezikuar nga ndryshimet e shpeshta të disponimit dhe nga ankthi.
Në këtë studim kanë marrë pjesë vullnetarë të shëndetshëm, truri i të cilëve është incizuar nga skanerët. Shkencëtarët kanë dashur të konstatonin si reagojnë njerëzit ndaj stresit të shkaktuar nga njerëz të tjerë, kështu që vullnetarët i kanë vënë në skaner dhe nga ta kanë kërkuar të zgjidhin probleme matematikore.
Derisa ishin në skaner, ata kanë mundur të dëgjonin zërin e shkencëtarëve të cilët i kanë kritikuar për shkak të zgjidhjes së dobët të detyrave. Vullnetarët nga qytetet kanë reaguar më zhurmshëm se banorët e fshatrave.
Pragun më të ulët të tolerancës e kanë pasur njerëzit të cilët qysh nga fëmijëria kishin jetuar në ndonjë qytet të madh.
gazetajone
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi