Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Terapia e artit dhe psikoterapia !!!

Shko poshtë

Terapia e artit dhe psikoterapia !!!

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Thu Jan 17, 2013 7:14 pm

1. Psikologjia e artit .

Psikologjia tenton te shpjegoje karakterin psikologjik te artit. Arti si cdo aktivitet tjeter njerezor, qe rrjedh nga motive psikike, eshte objekt i mirefillte per psikologjine. Arti tek njerezit primitive ka lindur si rrjedhoje e mendimit te tyre fantastik, magjik e jo logjik. Sipas Jungut, vepra e artit nuk mund te krahasohet me nje neuroze. Arti nuk eshte shkence dhe shkenca nuk eshte art. Vepra e artit nuk rrjedh apo transmetohet, ajo eshte nje riorganizim krijues. Artisti, thoshte Sheldon Litt nuk eshte neuritik. Ai eshte i afte ta transmetoje idene e tij, neuritiku nuk mund ta transmetoje artin qarte. Artisti nuk krijon art per shkak te semundjes se tij, kapaciteti i tij artistik eshte si nje zhvillim natyral qe shfaqet pavaresisht neurozes se tij. Artisti eshte nje njeri normal si gjithe te tjeret. Psikologjia e perceptimit nuk luan ndonje rol paresor tek psikologjia e artit. Papercaktueshmeria eshte ajo qe e dallon emocionin prej sensacionit. Kenaqesia dhe pakenaqesia mund te jene intensive dhe te zgjatura, por ato nuk jane kurre te qarta. Frojdi thoshte se esenca e ndjenjës emocionale eshte se ajo realizohet ne vetedije. Gjithashtu ndjenjat dhe afektet jane harxhim i energjise. Per psikologjine e artit eshte i rendesishme nese emocioni eshte humbje e energjise fizike ose ajo ka vlera ne jeten psikike te individit. Emocionet e artit jane emocione inteligjente. Psikologu mund te arrije shkallen e analizes. Empatia sipas Herderit, nuk krijohet tek ne prej vepres se artit, jemi ne ata qe i paraqesim emocionet tona ne nje veper arti. Ne kete kontekst ndjenja artistike eshte e njejte me ndjenjen e zakonshme por ajo clirohet nga aktiviteti i imagjinates. Katarsis, kunderveprim estetik eshte transformimi i afekteve, pergjigja eksplozive e cila arrin kulmin me shkarkimin e emocioneve.2. Arti dhe fuqia e tij kuruese.

Terapia e artit eshte nje kure shume e fuqishme, e cila ka aftesi permiresuese dhe kuruese per nje seri crregullimesh te shfaqura, te trasheguara ose te krijuara nga faktore te ndryshem. Terapia e arteve pamore ose aftesia e ketyre arteve per te permiresuar crregullimin e caktuar i jep psikologut “nje arme te fuqishme ne doren dhe formimin e tij per te punuar me pacientet e ndryshem me probleme te shendetit mendor. Ne Austri, ne nje muzeum te famshem te quajtur “Guugin”, pacienteve me skizofreni u jepen shanse te pikturojne dhe nepermjet pikturave te tyre dhe pikturave te te tjereve ata permiresojne gjendjen e semundjes se tyre. Kjo terapi zhvillohet ne grup dhe ne momente te caktuara individet me probleme te shendetit mendor kane bere vepra te cilat jane edhe artistikisht te persosura te cilat u japin kenaqesi edhe vizitoreve e dashamiresve te artit te vertete. Neuroza e pacienteve shpesh ndikon pozitivisht ne fuqizimin e fantazive te cilat mund te konsiderohen si art i vertete. Terapia e artit mund te perkufizohet si perdorim i formave te ndryshme te artit si piktura, skulptura, fotot per veteshprehje dhe refleksione ne seance terapike. Terapia e artit eshte aktive dhe receptive. Ajo zhvillohet ne grup dhe eshte edhe seance individuale. Ne terapine receptive terapisti nderton nje skeme terapike mbi nje pikture te caktuar dhe nderton nje seri pyetjesh te cilat ndikojne tek klienti dhe ajo aktive eshte kur klienti ose klientet pikturojne individualisht ose ne grup dhe pastaj terapia ndertohet mbi nje sistem pyetjesh te hapura, duke mos e orientuar pacientin. Nje forme e shkelqyer eshte edhe vizatimi dialogues ky dy persona krijojne nje pikture te perbashket duke hyre ne nje dialog jo verbal per format, ngjyrat dhe vizat. Gjithashtu mbipikturimi ku ne nje pikture te meparshme futen elemente te rinj ose ndryshohet duke u mbipikturuar. Ne terapine e artit klientit i vihet ne dispozicion nje material artistik si foto, pikture ose skulpture, proces qe e ndihmon klientin te shprehe ndjenjat, mendimet dhe fantazite e tij. Nepermjet terapise se artit individi shpreh permbajtje te ndryshme shpirterore te cilat nuk i shpreh dot me fjale. Per te pasur mundesi per te perfituar nga terapia, nuk eshte e nevojshme te kesh dhunti artistikeTerapia e artit eshte e shkelqyer per femijet. Puna me femijet paraqet veshtiresi te vecanta ne krahasim me punen me adoleshentet dhe te rriturit. Femijet mund te mos dine te krijojne shoqeri duke u nisur nga shprehite e tyre artistike per shkak te papjekurise se moshes ose kapacitetit te vogel verbal. Nje nga ndihmesat anesore ne marredhenie terapike me femijet eshte edhe te dish te ndihmosh te shprehin ndjenjat e tyre, te besh pyetje per figurat ne vizatim duke i dhene mundesi te perdorin projektimet per te treguar ngjarjet e motivet e jetuara. Pyetjet i ndihmojne femijet te shprehin emocione dhe te krijojne histori. Terapia e artit i ndihmon shume femijet per rritjen e inteligjences. Historia e arteve kreative nderthuret me ate te shendetit mendor te shprehjes dhe crregullimit te emocioneve. Ne kohe arti ka qene objekt i interpretimeve te ndryshme, deri sa jane konsideruar nje bashkesi e elementeve emotive dhe intelektual. Forma te ndryshme te artit jane perdorur ne kohe te hershme per te parandaluar semundje dhe per te zgjidhur konflikte. Ne Egjiptin antik inkurajoheshin persona te prekur nga shqetesime mendore te ndiqnin koncerte e balete. Greket e lashte perdornin teatrin e muziken per te cliruar emocionet e teperta. Platoni dhe Aristoteli vleresonin rendesine e muzikes per shendetin. “Poezia, - thoshte Lukrezio, - largon terrorin nga shpirti”. Ne mesjete magjia dhe supersticioni zevendesuan artetet dhe u perdoren per trajtimin e shqetesimeve emocionale. Ne shek. e 18-te arti perdorej per te kuruar probleme mendore. Ne Angli ne periudhen e Revolucionit Industrial perdorej arti si instrument terapik. Por nje hop te fuqishem dhane studimet e Frojdit per endrrat dhe njekohesisht edhe analiza e gjendjes shpirterore te cilat i dhane nje shtytje edhe kuptimit te artit dhe forces se tij kuruese. Nje prej pioniereve te terapise se artit ne SHBA ishte Margaret Naumburg, psikologe, artiste e me vone psikanaliste. Naumburg i dha nje shtyse te forte terapise se artit. Terapisti i artit ka nje rol me pak aktiv se analisti frojdjan. Naumburg e konsideronte punen e terapistit te artit ne menyre me te thjeshte se ajo e psikanalistit. Naumburg kushtoi shume nga jeta e saj per themelimin e terapise se artit si nje disipline, me psikoanalizen si fushe, me te vertete te vene kunder. “Ajo ishte duke treguar gjthnje qe terapia e artit, me perdorimin e saj te gjuhes simbolike dhe imagjinare, ishte shpesh nje rruge me efektive e vetedijes sesa hyrje e zakonshme verbale e psikanalizes dhe psikoterapise dinamike. Terapia e artit po gjen nje perdorim te gjere ne vendet e zhvilluara gjithashtu duhet te tregohet nje vemendje me e madhe edhe tek ne. Terapia e artit e ndihmon psikologun, qe mund te jete edhe terapist arti te punoje me mire me klientet te cilet kane crregullime te caktuara. Ajo mund te perdoret tek individe te vecante apo grupe te te gjitha moshave dhe me paaftesi te ndryshme, qe mund te jene: ambiente psikiatrike me femije dhe te rritur, ambiente mjekesore, qendra rehabilitimi, shkolla speciale etj.


3. Pragmatika e terapise se artit.


Mbi te gjitha duhet thene se terapia e artit ofron mundesine per te bere zbulime dhe per te marre vendime ne menyre kreative ne nje seance te mbrojtur dhe te vezhguar. Terapisti i artit ose keshilluesi sherbejne si guide ose si lehtesues, kurse klienti eshte i lire te luaje dhe te eksperimentoje me materiale te ndryshme. Procesi kreativ eshte qetesues dhe terapeutik ne vetvete. Mendime dhe ide mund te veteshprehen dhe transferohen ne objekte artistike. Klienti nuk duhet te nderhyje dhe te influencoje tek klienti. I gjithe ky proces ka etapat e caktuara, sic jane fillimi i terapise, pjesa e mesit dhe mbyllja e seances. Nje rol shume te rendesishem ne terapi luan procesi i komunikimit. Krahas komunikimit verbal, roli i komunikimit joverbal me ngjyra dhe tinguj ka nje vend te rendesishem ne seancen terapeutike. Kjo ka te beje me ate pjese te rendesishme te procesit i cili quhet edhe ndryshe keshillim ekspresiv. Jane te gjitha keto tema, te cilat jane trajtuar tek libri “Terapia e artit”, i cili tenton t’u jape studenteve te deges se psikologjise disa ide te cilat mund t’i perdorin per seancen e terapise se artit e cila eshte edhe nje hyrje ne psikoterapi. Duke qene me e thjeshte se psikoterapia, terapia e artit i jep shansin psikanalistit te arrije ta vetshprehe klientin nepermjet ngjyres dhe tingujve. Nese psikoterapia e ndan mendjen dhe trupin, per ta analizuar psikikisht, terapia e artit i studion se bashku. Ajo eshte me e thjeshte se psikanaliza dhe seancat psikoterapeutike.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi