Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Riviera shqiptare People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Riviera shqiptare People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riviera shqiptare

Shko poshtë

Riviera shqiptare Empty Riviera shqiptare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Tue Mar 25, 2014 8:47 pm

Riviera shqiptare Dhermi

Riviera shqiptare, parajsa nën këmbët e maleve


Përgjatë vijës së thyer të detit Jon, mes Vlorës dhe skajit më fundor të Shqipërisë, Sarandës, gjithçka të sheh syri është një parajsë që shtrihet nën këmbët e maleve. Një perlë e natyrës, e pagëzuar me emrin Riviera Shqiptare...
E ngjashme kaq shumë me brigjet e frekuentuara të ishujve grekë, si ai i Korfuzit përballë, dhe të tjera oazeve të bregdetit Jonian, sapo merr rrugën drejt plazheve të jugut, të rrëmben ideja se ky udhëtim është më shumë se një përjetim magjik.

Kjo bukuri magjepsëse me mistere të pafundme nis nën malet AkroKeraune mbi Himarë dhe vijon në plot 80 milje bregdet, të ndarë në fshatra turistike buzë pellgut Jonian.
Palasa, Dhërmiu, Jala, Himara, Qeparoi, Borshi, Lukova, Buneci janë disa nga fshatrat turistike që shtrihen përgjatë riverës shqiptare.

Lëmë pas zonën fushore të Vlorës dhe ngjitim Qafën e Llogarasë, 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, pikërisht në kufirin ndarës mes Jonit dhe Adriatikut. Aty ndeshim me një monument të rrallë të natyrës, pishën Flamur, që shtrihet si kurorë në lartësitë e mjegullta të Llogarasë, që ngrihen deri në 2018 m mbi nivelin e detit. Në zbritje, përmes rrugës së vetme kombëtare Vlorë-Himarë-Sarandë, në një gjatësi 3 km në vijë ajrore, shfaqet në horizont brezi i përthyer i Jonit. Rruga gjarpëron në një peisazh piktoresk dhe të zbret si pa e kuptuar në magjinë e bregdetit.

Plazhi i Palasës, margaritari i bregut
Plazhi i Palasës është i pari plazh i bregut që na shfaqet pasi kalojmë qafën e Llogarasë.
Ai shtrihet në 1.5 km vijë detare dhe ndodhet buzë fshatit Palasë, i cili ngrihet në faqen e Malit të Çikës. Që të shijosh nga afër mrekullinë e këtij plazhi duhet të zbresësh
tëposhtë, në të djathtë të rrugës nacionale që gjarpëron deri në breg të detit.
Bregu i thyer i Palasës grish edhe të apasionuarit e sporteve të ajrit, të cilët mund të hidhen me parashutë nga Qafa e Llogarasë.

Në oazin e Gjipesë
Përtej Palasës ndodhet Dhërmiu, ose siç e njohin të vjetrit Drimades. I ndërtuar në shekujt XII-XIV, Dhërmiu numëron afro 30 kisha të vjetra, mes të cilave Manastiri i Shën Todhrit, një prej më karakteristikëve të zonës. Ndër plazhet e mrekullueshëm të Dhërmiut, më i veçanti është ai i Gjipesë. Për të mbërritur në këtë gji të vetmuar e magjepsës pret në të majtë të rrugës kombëtare. Një rrugicë e hershme, të nxjerr pikërisht në gjirin e vogël e të kaltër të Gjipesë, i formuar nga një përrua rrëzë malit. Në këtë oaz mund të shkosh edhe përmes detit me varkë apo skafe turistike, që mbeten ende mollë e ndaluar për pushuesit shqiptarë në brigjet shqiptare, edhe kur Shqipëria proklamohet nga qeveria si destinacioni potencial në Mesdhe.

Thellësitë e kristalta të Jalit
Pak kilometra më tutje gjejmë një tjetër mrekulli të natyrës. Jali, një nga plazhet më të bukura të Jonit, i frekuentuar kryesisht nga të rinjtë. Dallohet për ujin e kristaltë dhe kampingjet e hapura. Sapo të shfaqet përpara syve nuk mund t’i rezistosh dëshirës për t’u kredhur në ujërat e kthjellta të këtij plazhi, unik në llojin e tij. Më tej rruga na çon drejt Himarës dhe në plazhet e mrekullueshëm të Potamit e Llamanit.

Qeparoi i ri dhe i vjetër
Në vijim të rrugës që gjarpëron rrëzë malit, shfaqet fshati i bukur i Qeparoit, i poshtmi dhe i sipërmi, më i ri në moshë. Qiparisët e shumtë, karakteristikë të zonës, i kanë dhënë emrin këtij fshati turistik që të rrëmben me natyrën e bukur, ullishtet dhe kopshtet me pemë frutore. Përveç plazheve të bukura të Skalomës e Ostonit, të populluara nga familjarë, në Qeparo mund të mësosh edhe pak histori. Në fshatin e poshtëm ngrihet manastiri i Shën Mitrit, ku gjendet kisha me të njëjtin emër e stilit bizantin, me vlera të mëdha për ikonostaset prej druri.

Nga kaltërsia e Borshit në ishujt e Ksamilit
Lëmë pas Qeparoin dhe vijojmë rrugën e Rivierës, ku 2 km më tutje takojmë Borshin me vijën më të gjatë bregdetare në Jon. Zbresim më tej dhe zbulojmë Bunecin me plazhet gurëmëdhenj e më pas përgjatë taracave me fruta arrijmë në Lukovën e bukur me plazhe të vegjël e intimë. Një gji tejet i rrallë e piktoresk, por ende i pashfrytëzuar është Kakomeja, një breg i bukur shkëmbor me zhavorr të hollë e të pastër. Por, kush kërkon ëndrrën, përtej parajsës së Kakomesë gjen dy plazhet e pazakontë të Krorëzit, një hapësirë që të magjeps. Shëtitja në rivierë vijon me Sarandën, qytetin me 365 ditë diell në vit, një nga qytetet më të populluar gjatë verës, jo vetëm nga shqiptarë që vijnë nga anë e anës për të veruar buzë detit, por edhe nga turistë të huaj.
Më në në jug të Sarandës gjendet Ksamili, i shënjuar nga pesë ishujt e tij të vegjël me plazhe të bukura, e të fshehura në brigjet e veshura me pemë.
Ishujt e Ksamilit zbukurojnë zonën, duke u ngritur si nimfa të stërmëdha mbi det deri në 15 m. Ndaj për të marrë rreze e për t’u larë në ishujt e Ksamilit duhet të dish not, por mund të shkosh edhe me barka të vogla, që fshatarët e zonës i ngarkojnë në molin e improvizuar pranë lokaleve.

Udhëtim në Butrint apo rikthim në Trojën e Re
Për ata që duan edhe pak histori, pak më tutje ndodhet parku arkeologjik i Butrintit.
Legjenda na rrëfen për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit.
Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t’u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Ky mund të jetë edhe fundi i rrëfimit tonë, por jo i asaj që mund të zbuloni nëse prekni nga afër këto mrekulli të natyrës dhe historisë....
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Riviera shqiptare Empty Re: Riviera shqiptare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Tue Mar 25, 2014 8:58 pm

Kur mendon se ke për të bërë rreth 6 orë rrugëtim, (nëse e llogarit pa ndalesa) për të arritur në skajin jugor të Shqipërisë, fillimisht të shkakton një ndjesi bezdisëse. Por, e keqja e vetme në këtë mes, është të mos shijosh bukuritë e rivierës shqiptare, e cila këtë vit, pavarësisht mosshtimit të investimeve, u preferua në masë edhe nga turistët e huaj. Deri në Vlorë, udhëtimi është rutinor, por, me pas, duket sikur sapo ke prekur mrekullinë e natyrës. Teksa lëmë pas Ujin e Ftohtë të Vlorës dhe plazhet e mrekullueshme pranë tij, ngjisim Qafën e Llogorasë. Rruga duket pa krye, gjarpërushe dhe sikur nuk do të mbaroje kurrë. Por, në çdo moment, syri shijon atë veçantinë që Zoti i fali Shqipërisë. Të gjitha llojet e natyrës, në një. Në Jug të Shqipërisë mund të gjesh teksa bashkëjetojnë, malin, detin, liqenin, kodrën dhe fushën së bashku. Pikërisht në momentin kur mendon se je në majën më të thepisur të malit, dhe sikur je e rrethuar prej këtij të fundit, si me magji të shfaqet mrekullia e pafundme që mban emrin det…

Llogara

Te kalosh përmes Qafës se Llogorasë, aty ku lartësia është rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, mund te jesh ne paqe e harmoni te plote me natyrën. Aty te zë syri turiste, teksa soditin me shume kërshëri natyrën dhe nuk ngurrojnë te kërkojnë sugjerime se çfarë ia vlen te shikosh me shume ne Jug. Me se shumti, preferojnë te ngrenë kampingje, qe ta shijojnë ne çdo detaj natyrën. Kane dëgjuar për specialitetin e asaj zone, te quajtur Arapash, një gatim me miell misri, te brendshme qengji, gjalpë dhe djathë, dhe nuk mund te mos e shijojnë atë. Ngjitesh lart, na maje te malit, dhe para teje shtrihet si ne pëllëmbe te dorës fshati turistik i Dhërmiut. Është e bukur, por njëkohësisht e frikshme te zbresësh nga maja e malit, deri ne plazh, neper atë rruge te gjarpër, përgjatë një relievi mjaft te thyer. Por, ia vlen “te rrezikosh” qe me pas te prekesh parajsën.

Dhërmi

Plazhi i Palasës është i pari plazh i bregut qe na shfaqet pasi kalojmë qafen e Llogorasë. Qe te shijosh nga afër mrekullinë e këtij plazhi duhet te zbresësh teposhte, ne te djathte te rrugës nacionale qe gjarpëron deri ne breg te detit. Përtej Palasës ndodhet Dhërmiu, ose siç e njohin te vjetrit Drimades. Dhërmiu numëron afro 30 kisha te vjetra, mes te cilave Manastiri i Shen Todhrit, një prej me karakteristikeve te zonës. Nder plazhet e mrekullueshëm te Dhërmiut, me i veçanti është ai i Gjipese. Për te mbërritur ne këtë gji te vetmuar e magjepsës pret ne te majte te rrugës kombëtare. Një rrugice e hershme, te nxjerr pikërisht ne gjirin e vogël e te kaltër te Gjipese, i formuar nga nje përrua rreze malit. Vetëm pak kilometra me tej, ndeshin një tjetër mrekulli te natyrës, Jali, plazh i frekuentuar kryesisht nga te rinjtë, por nuk mungojnë edhe turiste te grupmoshave te tjera, te ardhur qe nga Franca, Gjermania, Greqia, apo Italia. Te mrekulluar nga bukuria e këtij plazhi (dhe jo vetëm), ata pëshpëritin ne gjuhet e tyre: “Bukur, bukur, bukur, thjesht mrekulli”. Muzika moderne, e shoqëruar me kokteil-et fantastike dhe me gatime te llojllojshme, bën qe ta shijojnë këtë mrekulli te natyrës ne çdo dimension.

Himarë

Nisemi drejt Himarës, ku njerëzisht flasin kryesisht ne greqisht, dhe ku emrat e restoranteve, bareve apo bizneseve te tjera janë po ne këtë gjuhe. Para nesh shfaqet plazhi i Potamit, ku te bën përshtypje uji-kristal i detit te asaj zone. Te duket sikur je futur ne një pishine te stërmadhe me ujë te kripur, ku ne fund te saj janë shtruar pllaka me ngjyre te kaltër. Por, krahas kësaj pamjeje, vëren një mungese infrastrukture. “Përveç detit, këtu nuk ka gjë tjetër”, shprehen pushuesit, qe, megjithatë, pohojnë se kane vite qe i qëndrojnë besnike plazheve te Himarës. Udhëtimi vazhdon. Dhe ja ku duket fshati i bukur i Qeparoit, i poshtmi dhe i sipërmi, me i ri ne moshe. Përveç plazheve te bukura te Skalomes e Ostonit, te populluara nga familjare, ne Qeparo mund te mësosh edhe pak histori. Ne fshatin e poshtëm ngrihet manastiri i Shën Mitrit, ku gjendet kisha me te njëjtin emër e stilit bizantin, me vlera te mëdha për ikonostaset prej druri.

Sarandë

Kemi ende udhe, për te arritur deri ne Sarande, por, aq me mire. I gjithë ky udhëtim është si një terapi qe te bën te harrosh te përditshmen monotone…

Arrijmë ne Borsh dhe nuk kemi se si te mos ndalemi ne një restorant te improvizuar ne mal, përgjatë lartësisë se tij. Te shijosh gatimin, ndërsa dëgjon gurgullimën e përrenjve me ujë te rrjedhshëm është një mrekulli me vete. Zbresim me tej dhe vazhdojmë te zbulojmë bukuri te tjera te natyrës. Pakkush e di qe plazhet e shtate nga 9 fshatrat e Lukovës përfshijnë gati 60 për qind te vijës bregdetare te Jonit. Përfshirja konsiston ne154 km ne vije lineare me plazhe te ndryshme; nga ato te hapura, masivet, shkëmborët e deri tek me ekzotiket, shumica ende te pashkelura nga turistet. Pamja e mrekullueshme qe te shfaqet sapo ke kaluar Shën Vasilin ne rrugën e Rivierës, tregon se sapo je afruar ne plazhin e shpellës, ne nje nga plazhet me te bukura te zonës. Nga rruga mund te shikosh apo te zgjedhësh rrugicat gjarpërushe qe te çojnë ne plazhin e Bunecit, plazhin e Shpellës, Plakoto, Kurorëz, ku ndodhet dhe Manastiri i Shën Mërisë, pjese e Triadës se Shën Mërisë, plazhi Heremet, si dhe plazhi i Kakomesë. Me ne jug te Sarandës gjendet Ksamili, i shënjuar nga pese ishujt e tij te vegjël me plazhe te bukura, e te fshehura ne brigjet e veshura me peme.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi