Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Fjala në konferencën : “Arsimi shqiptar në moshën digjitale” People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Fjala në konferencën : “Arsimi shqiptar në moshën digjitale” People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjala në konferencën : “Arsimi shqiptar në moshën digjitale”

Shko poshtë

Fjala në konferencën : “Arsimi shqiptar në moshën digjitale” Empty Fjala në konferencën : “Arsimi shqiptar në moshën digjitale”

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 17, 2013 9:29 pm

Fjala në konferencën : “Arsimi shqiptar në moshën digjitale”
Data2012-04-03
Folesi:Myqerem Tafaj
Eventi:Konferenca “Arsimi shqiptar në moshën digjitale”
Teknologjia e Informacionit dhe e komunikimit vlerësohet si mjeti medial më i fuqishëm i edukimit në këtë shekull. Kjo është aq e vërtetë saqë sot është hapur debati nëse ka ndryshuar kuptimi klasik i edukimit. Në mos në tërësi, të paktën konceptimi i edukimit si proces që nuk mund të kufizohet vetëm në formën klasike të dijes dhe transmetimit të saj brenda institucioneve klasike.
Filozofi Ëilhelm von Humboldt e përkufizoi edukimin si marrëdhënien më universale, më intensive dhe më të lirë midis individit dhe botës (në kuptimin e gjerë të fjalës natyra, shoqëria, mjedisi rrethues, etj). Kjo do të thotë se, edhe edukimi i mbështetur në ICT në këtë shekull nuk del nga kuptimi klasik, sepse, në fakt revolucioni i ICT ka ndryshuar tërësisht botën, dhe për rrjedhojë, edukimi duhet të ngrihet mbi marrëdhënien me këtë botë të ndryshuar.
Zoti Kryeministër,
Ju me vizionin Tuaj i dhatë jetë që në vitin 2005, iniciativës “Shqipëria Digjitale” dhe, brenda saj, edhe programit “Interneti në çdo shkollë”.
Dhe sot, pas 7 vjetësh, Shqipëria ka ndryshuar kaq shumë dhe në prag të 100 vjetorit synon të jetë Shqipëria digjitale.
PC dhe Interneti në çdo shkollë është një realitet dhe një histori suksesi. Një realitet që u bë motori kryesor i ndryshimit dhe modernizimit të arsimit tonë. Interneti dhe PC në shkolla u bënë edhe një shtysë e fuqishme e shtrirjes së IT në të gjitha qytetet dhe, në mënyrë të veçantë, zonat rurale të vendit.
Ai ndryshoi shkollën në tërësi: nxënësit u afruan tek PC dhe lundrojnë në internet në 2000 shkolla, shkollat kanë laboratorë PC, kurrikula po ndryshon me shpejtësi mbështetur në ICT, të gjithë mësuesit e lëndës ICT janë trajnuar, mësuesve e lëndëve të tjera po aftësohen për përdorimin e ICT në programet e lëndëve përkatëse, proceduarat e provimeve po digjitalizohen (provimi i shtetit është një model i mirë), janë ndërtuar sistemet elektronike për regjistrat kombëtar të nxënësve, studentëve, mësuesve dhe pedagogëve, po ndërtohet sistemi elektronik i aplikimit për Maturën Shtetërore dhe pranimet në universitete, administrimi dhe menaxhimi i sistemit arsimor po modernizohet në të gjitha nivelet e tij. Të gjitha këto arritje janë projekte të mbështetura nga Qeveria Shqiptare dhe Konsorciumi i bankave, BB, BEI, BZhKE, dhe do të prezantohen në sesionin e dytë të konferencës së sotme.
Por, konferenca e sotme sjell shumë më tepër se kaq. Në programin e saj janë prezantime, më saktë, krijime të talenteve; të një nxënësi të klasës së pestë, të një gjimnazisti të klasës së 10-të dhe të një grupi studentësh të drejtimit të informatikës së FSHN të UT.
Zonja dhe zotërinj,
ICT zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme në vendin tonë. Sistemi arsimor duhet t’i paraprijë këtij zhvillimi, në të gjitha këndvështrimet: përmbajtje, mësimdhënie e mësimnxënie, menaxhim, etj.
Objektivi i vënë nga Kryeministri Berisha “Internet në çdo klasë” ka filluar të zbatohet që këtë vit. Janë 1000 klasa që do të lidhen me internet dhe do të kenë 1 PC dhe 1 projektor, që do të mundësojnë përdorimin e e-content (përmbajtjes elektronike) nga një Bibliotekë Digjitale në cdo lëndë dhe mësimdhënien e mësimnxënien interaktive. Një hap tjetër i rëndësishëm do të jetë ndërtimi i portalit kombëtar të arsimit (education pool) ku mësuesit, nxënësit, prindërit komunikojnë ndërmjet tyre. Kjo mënyrë e shkëmbimit të informacionit do rrisë shumë partneritetin shkollë-prind dhe do mbështesë marrjen e informacionit arsimor nëpërmjet ëeb.
Në kuadër të reformës së kurrikulës së arsimit bazë do të fillojë mësimi i njohurive në ICT që në klasën e parë.
Iniciativa e fundit e shpallur nga Kryeministri në 5-vjetorin e Shoqatës së ICT “Shqipëria një superfuqi në zhvillimin e softëare në rajon” është një objektiv realist dhe tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin e të rinjve. Të dhënat tregojnë se edhe gjatë periudhës së krizës financiare kërkesa e tregut të punës për profesionistë në sektorin e ICT është rritur.
Sistemi ynë arsimor ka potenciale të mjaftueshme për ta mbështetur këtë iniciativë. Në 17 shkolla profesionale pranohen çdo vit rreth 1000 nxënës në degët dhe profilet e lidhura me ICT. Gjithashtu sistemi i AL ofron rreth 20 drejtime e programe të lidhura me ICT dhe pranon çdo vit rreth 4000 studentë në ciklin Bachelor dhe Master. E them këtë sepse:
1. Shqipëria ka rritur ndjeshëm burimet njerëzore të kualifikuara në ICT (së shpejti ne do të kemi numër të mjaftueshëm mësuesish dhe pedagogësh për ICT).
2. Infrastruktura e nevojshme për mësimdhënien në ICT nuk është shumë e kushtueshme. Në këtë kontekst, është i rëndësishëm intensifikimi i bashkëpunimit me biznesin në ICT dhe implementimi i një pakete nxitëse të krijimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga nxënësit e shkollave profesionale dhe studentët që kanë studiuar degët e ICT.
Shkolla mund të kuptohet dhe të realizojë misionin e saj vetëm në një marrëdhënie të ngushtë me komunitetin dhe në shërbim të tij. Fjalën time dëshiroj ta mbyll me fjalinë që nisa: ICT është mjeti më i fuqishëm për të modernizuar arsimin në këtë shekull.
Një falënderim të veçantë dëshiroj t’u shpreh të tri bankave për bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e projekteve të ICT në arsim, në kuadër të projektit të CBA-së.
Faleminderit!
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi