Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Samsung Galaxy S3 para iPhone 5  People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Samsung Galaxy S3 para iPhone 5  People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samsung Galaxy S3 para iPhone 5

Shko poshtë

Samsung Galaxy S3 para iPhone 5  Empty Samsung Galaxy S3 para iPhone 5

Mesazh nga Mufit Kaloshi Wed Jan 23, 2013 9:33 pm

Samsung Galaxy S3 para iPhone 5  Telefonat1-685x320
Në vitin 2012 në tregun e telefonave të mençur vazhdoi dominimi i “Google-s”, përkatësisht i Android-it dhe i “Apple-s” dhe iPhone-t të tyre, derisa vazhduan problemet me dikur sistemet operative dominuese Symbian dhe BlackBerry të cilët qe një kohë janë duke humbur pjesën e tyre në treg.

Në fund të vitit që sapo lamë pas janë paraqitur edhe telefonat e parë që punojnë në versionin e ri të sistemit operativ për mobil të “Microsoft-it”, atë Windows Phone 8 të cilët menjëherë u bënë konkurrent dhe filluan t’i rrezikojnë telefonat që po dominojnë.

Shumica e telefonave të avancuar që janë prezantuar gjatë vitit 2012 mund të lëvdohen me ekranin e madh, prej 4 inç sa e ka diagonalen e ekranit modeli i ri i iPhone deri në 5.5 inç sa e ka ekranin Samsung Galaxy Note 2.

Këto pajisje punojnë kryesisht me procesorët me dy apo katër bërthama dhe kanë kamera cilësore me të cilat mund të bëjnë fotografi të shkëlqyeshme si dhe të incizojnë edhe video Full HD. Në vazhdim do të paraqesim telefonat më të mirë të mençur të cilët mbretëruan në vitin 2012.

- Samsung Galaxy S3: Sipas shumicës ky është telefoni më i mirë i mençur i prezantuar këtë vit i cili për një kohë të shkurtë është shitur në më shumë se 30 milionë copë. Samsung Galaxy S3 ka performanca të jashtëzakonshme.

Ai posedon procesor Quad-Core Exynos CPU, ka ekran 4.8 inç HD AMOLED, 16GB dhe 32 GB hapësirë për të dhëna dhe mundësi për microSD deri 64 GB, pastaj në këtë pajisje është kamera e pasme 8 megapikselë, kurse kamera e parme i ka 1.9 megapikselë, gjithashtu ky telefon i mençur mbështet edhe NFC, WiFi, GPS, Bluetooth 4.0., ndërsa si sistem operativ do të përdorë Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

- iPhone 5: iPhone i ri sjell ndryshimet më të mëdha që nga viti 2007 kur u paraqit modeli i parë i telefonit të “Apple-s” dhe kjo pajisje më në fund e fitoi ekranin më të madh diagonalja e të cilit tani është katër inç, por edhe ky ekran është ende shumë i vogël në krahasim me konkurrencën.

Edhe pse ka ekran më të madh, iPhone 5 tani është më i hollë dhe më i lehtë, punon me procesorin dyfish më të shpejtë atë A6 dhe mundëson performanca dyfishë më të mira grafike, ndërsa është përmirësuar edhe kamera rezolucioni i të cilës tani është 8MP.

Telefoni i “Apple-s” fitoi më në fund edhe mbështetjen për surfim me shpejtësi më të mëdha (4G LTE), ndërsa i është përmirësuar edhe bateria e cila tani mundëson kohë më të gjatë për bisedë apo shfrytëzim në internet.

- HTC One X+: Ky Android telefon i mençur është “egërsirë e vërtetë” dhe kjo falë procesorit katërbërthamësh prej 1.7GHz, i cili është për 67 për qind më i shpejt dhe ka 50 për qind bateri më të fuqishme sesa paraardhësi One X i cili po ashtu është njëri nga modelet e prezantuar këtë vit.

Diagonalja e ekranit është 4.7 inç me rezolucion 720×1280 pikselë, e ka kamerën prej 8MP, 1GB RAM dhe 64GB hapësirë për të dhëna. Punon në Android 4.1 Jelly Bean.

- Nokia Lumia 920: Ky është njëri nga telefonat më interesant të mençur të prezantuar kohën e fundit, i cili përveç që punon në sistemin operativ për mobil të “Microsoft-it” atë Windows Phone 8, nga konkurrenca dallon edhe pasi që mbështet mbushjen pa tel të baterisë dhe e ka ekranin prej 4.5 inç i cili mund të përdoret edhe me doreza.

Në “Nokia” e potencojnë sidomos cilësinë e kamerës së tyre 8MP PureView me mundësinë e stabilizimit të fotografisë me rastin e fotografimit dhe incizimit të videove, e cila jep fotografi të shkëlqyeshme dhe “të ashpra” dhe video madje edhe në lëvizje dhe gjatë ndriçimit të dobët.

- Google Nexus 4: Telefoni më i mirë i “Google-s”, ai Nexus të cilin e kanë zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë “LG” punon në versionin e fundit të Android-it, atë 4.2 Jelly Bean dhe në procesorin katërbërthamësh Snapdragon S4 Pro, i ka 2GB RAM, ekranin e madh 4.7 inç, kamerën prej 8MP dhe mbështetjen për NFC.

Marrë parasysh performancat, ky është telefon bukur i lirë dhe kushton 299 dollarë për modelin me 8GB, përkatësisht 349 dollarë për modelin me kapacitet prej 16GB.

- ASUS PadFone 2: Telefoni i mençur i “Asus-it” bazuar në performanca futet në maje të ofertës dhe kjo falë ekranit 4.7 inç, procesorit katërbërthamësh 1.5GHz Snapdragon, 2GB RAM, kamerën 13MP dhe mbështetjen për LTE, ndërsa është i veçantë se mund të lidhet me shtëpizën me ekran prej 10.1 inç dhe baterinë shtesë dhe mund ta shfrytëzoni si tablo.

PadFone i ri mund t’ju interesojë personave të cilët nuk mund të vendosin a të blejnë telefon apo tablo, ndërsa nëse në të e lidheni edhe tastierën e jashtme mund ta shfrytëzoni edhe si kompjuter.besaenergi
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi