Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Ismail Kadare People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Ismail Kadare People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare

Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:05 pm

Jeta dhe veprat

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Fiogjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:06 pm

Kristal - Ismail kadare

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:06 pm

Te huaj jemi


Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:07 pm

Varri

Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirra vaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.
Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te Hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:07 pm

Ti dhe Hena


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:07 pm

Ardhja e vjeshtes

E pandryshueshme si perhera
Ia mberriti vjeshta perseri,
Modifikime avionet paten,
Po krahet e zogjve,kurrsesi.

Ndryshim nuk pati as modeli
I fletes qe te parku ra.
Gjithcka perreth kerkon kujtese
Dhe per kujtese mall vec ka.

Te hyrja e teatrit prape
U shtyne per bileten e fundit.
ne prova regjizori u bertet
Njelloj Cezarit si dhe Brutit.

Pas nje rremuje gazmore shqote
Si grua e re krehur sakaq,
Qe nje karfice ve mes flokesh,
Me nje ylber dita u shfaq.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:08 pm

Ti ishe për Mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s'e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T'i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

~ * ~

Të Huaj Jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:08 pm

NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:08 pm

Ti qave



Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.


Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.


Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.


Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:08 pm

Balada a Nenes

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>

Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

<<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:08 pm

MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:09 pm

Koha e pamjaftueshme
nga Ismail Kadare


S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

(Pranvere 1990)
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:09 pm

Monologu i plakës Nicë

(Pjesë nga nga kapitulli i njëzetë i romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur. )


...Këta, siç duket, e kanë dasmën të shenjtë, mendoi gjenerali, ndryshe nuk do të udhëtonin natën për t'u ndodhur në një gëzim, sado i madh qoftë ky. Siç duket po bie shi i madh. Në një natë të tillë nuk është e mundur të hapësh as llogore, sepse llogorja mbushet përgjysmë me ujë.

Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t'i mbledhësh të gjithë, por dije mirë se njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk do t'i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t'u kujtoj të zezat e luftës këtyre dasmorëve. Ç'shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Ujët buiste kudo. Nuk ishte e mundur të hapje gropë, se gropa mbushej përgjysmë me ujë, një ujë i zi pis, sikur buronte nga nata. Megjithatë unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë për të mos prishur gëzimin e të tjerëve, qoftë edhe gëzimin tënd o i mallkuar.

Gjenerali ndezi një cigare dhe për çudi cigarja e tij iu duk e vogël dhe e pafuqishme përpara çibukëve të mëdhenj prej shqope, të zinj e të gjatë, që i mbanin pleqtë në duart e tyre të rreshkura, duke i thithur herë pas here midis fjalëve që thoshin, sikur të mbanin me ta ritmin e shtruar të bisedës.
I zoti i shtëpisë, ai plaku i vjetër që e priti në fillim fare në korridor, erdhi e u ul pranë gjeneralit, me çibuk në dorë si gjithë pleqtë e tjerë dhe me një medalje të verdhë që i tundej mbi rrotën e zezë prej shajaku. I njihte këto medalje të verdha që mbanin shpesh në gjokse fshatarët dhe i dukej gjithmonë se pas çdo medaljeje të tillë ishte fytyra e zbehtë e një ushtari të vrarë nga ushtria e tij.
Gjenerali i buzëqeshi fytyrës plot rrudha të plakut, që i kujtoi një copë trung të tharë e të plasaritur, por akoma të fuqishëm. Një njeri që e kishte përkrah, ai që i kishte thirrur në fillim "ngrejeni gotën", i përktheu fjalët e para të plakut. I zoti i shtëpisë i kërkoi ndjesë mysafirit që nuk e mbajti me muhabet, sepse miqtë akoma s'kishin mbaruar së ardhuri dhe atij i duhej t'i priste të gjithë.
Gjenerali tha disa "Ju lutem, ju lutem" dhe "Ju falem nderit" duke duke tundur kokën. Plaku heshti dhe thithi çibukun ngadalë. Pastaj pyeti me zë të qetë.
- Nga të kemi?
Gjenerali ia tha.
Plaku tundi kokën i menduar dhe gjenerali e kuptoi se ai nuk e kishte dëgjuar kurrë qytetin e tij të lindjes, megjithëse ai ishte qytet i madh e i famshëm.
- Ke grua, fëmijë? - pyeti përsëri plaku.
- Po, jam i martuar, - tha gjenerali, - dhe kam dy fëmijë.
- Të të rrojnë!
- Falemnderit!
Plaku thithi përsëri çibukun dhe në ballë iu formuan ca rrudha të thella dhe dukej se diç donte të thoshte; gjeneralit iu duk se plaku do të thoshte pikërisht atë gjë, të cilën ai trembej ta dëgjonte në këtë vend.
- E di përse ke ardhur, - tha plaku me zë fare të qetë dhe gjeneralin e shpoi një si thikë mu në zemër. Gjatë kohës që ishte aty ai i qe trembur kësaj bisede, që mund të bëhej shkak provokimesh, dhe mundohej ta bënte veten që të harronte përse ndodhej këtu, thjesht si një turist që interesohet për ritet e një populli të lashtë, që t'ua tregonte pastaj më vonë miqve të tij në atdhe. Por ja, më në fund biseda e mallkuar kishte plasur dhe gjenerali u pendua që kishe ardhur në dasmë.
- Po, - vazhdoi plaku. - Bën mirë që mbledh ushtarët e vrarë, sepse çdo rob i perëndisë duhet të prehet në vatanin e tij.
Gjenerali tundi kokën i heshtur në shenjë pohimi. Plaku u ngrit rëndë-rëndë dhe kërkoi ndjesë, sepse i duhej të priste e të përcillte miq të tjerë.
Gjenerali piu i lehtësuar. Tani ishte përsëri në qejf. Tani mundësia e provokimit kaloi, dhe ai mund të ndiqte i shkujdesur zhvillimin e dasmës dhe mund të pinte sa të donte.
- E shikoni? - i tha përsëri priftit. Gjeneralit filloi t'i trashej pak gjuha. - Ata na respektojnë. E thashë unë, të shkuara të harruara. Çfarë thatë?
- Thashë se në këto raste nuk kuptohet mirë ku mbaron zakoni dhe ku fillon respekti, - u përgjigj prifti.
Për gjeneralët ka gjithmonë respekt. - Gjenerali ktheu dhe një gotë. - E dini ç'mendoj? - tha gati me dinakëri, duke i afruar fytyrën priftit. - Kam qejf të ngrihem e të kërcej valle.
Prifti u mahnit.
- Seriozisht e keni?
- Pse jo?
Prifti tundi kokën me nervozizëm.
- Unë nuk ju kuptoj sonte.
Gjenerali u inatos.
- Mjaft më jeni qepur si një dado. Lermëni të qetë, dreqi e mori. Nuk dua të më kontrollojë njeri. Dua të dëfrej.
- Ngadalë, - tha prifti. - Po na dëgjojnë.
- Kur do të thyhet kjo traditë mizerabël që gjeneralët të jenë vazhdimisht nën kontroll?
Prifti vuri dorën në ballë, sikur të thoshte: Ç'na polli tani.
- Do të ngrihem, dhe pikë.
- Po ju nuk dini të kërceni, do të bëheni qesharak.
- Unë s'bëhem qesharak. Këto janë valle të thjeshta. Pastaj, përpara kujt do të bëhem qesharak, përpara këtyre fshatarëve?
Prifti përsëri vuri dorën në ballë.

Më thanë se sonte në klub ti pyete veçanërisht për të. Siç duket, ke kohë që e kërkon dhe nuk e gjen dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar aq shumë atë kolonel të zi? Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat, sepse të gjithë e dinë që ai dergjet në dhé diku këtu rrotull, por asnjerit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi që më sterrosi jetën. Të ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri urtë si një qengj dhe të qesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzia, por unë e di se ç'ke në mendje. Ti mendon se si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh e të na vrasësh siç bënë shokët e tu. Nuk duhej të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Po ç'bëhet kështu? Ti po ngrihesh në valle? Ti guxon të ngrihesh në valle? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Dhe njerëzit të pranojnë! Daleni! Ç'bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:09 pm

Dashuria...

Kane frike prej teje. O, sa kane frike.
Pleq me fytyra plot rrudha, qe s'i trembi as bisha, as plumbi,
Burra me borsalina dhe canta, qe thirren shpesh neper mbledhje,
Gra shamizeza, qe perballuan trimerisht vdekjet;
Kane frike prej teje.
C'i tremb?
Mos valle mjegulla jote e bardhe e sperkatur
aneve me reflekse te cuditshme? Ngrene kunder teje
Pushken, shkopin, mallekimin. Duan te te shtypin
Me sendyqet e pajave, te te marrin frymen
Me dysheket e jasteket e qendisura. Hedhin
Balten e zeze te shpifjeve mbi rroben tende te bardhe.
Pastaj fillojne sulmin e fjaleve pa fund.
Dashuria? Ah, dashuria, kush ia pa asaj hairin,
Pardje u zune dy fqinjet, i degjuat? (Jane marre me dashuri)
Tezja jote zvarriset gjyqeve. (Ku shkoi dashuria?)
Para tri javesh nje vajze u hodh nga kati i gjashte.
E degjove? Ja, keto ben dashuria.
Atehere, si vjellin cdo gje, ashtu si artileria
Qe vjell bresherite e zjarrit mbi fushen e luftes,
Hedhin kunder teje, ne sulm te deshperuar,
Regjimentet e zes te shkeseve.
Por ti,Duke shkundur nga supet balten
E shpifjeve dhe thashethemeve, duke shkundur
Puplat e jastekeve, naftalinen e senduqeve,
Ngrihesh para tyre edhe me e bukur
Nga shenjat e kaltra te goditjeve...
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:09 pm

Ti ishe për mua..

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Jan 31, 2013 9:10 pm

Në Leksion....

Shi në rrugë bie pa pushim
Ç'po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç'të mundon?
S'mban shënime, vija vizaton.

Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t'i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?

Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s'do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi