Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Windows 8 sistem tërësisht i ri People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Windows 8 sistem tërësisht i ri People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Windows 8 sistem tërësisht i ri

Shko poshtë

Windows 8 sistem tërësisht i ri Empty Windows 8 sistem tërësisht i ri

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sun Feb 10, 2013 6:32 pm

Windows 8 sistem tërësisht i ri 8dc425b2acbf9c68064b8a63eae1ffbc_L

Kur Windows 8 të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti, ekrani i ri startues si dhe aplikacionet e stilit Metro me siguri se do të jenë ndryshimet e para që do t'i vëreni, mirëpo këto nuk janë risitë e vetme. Microsoft, gjithashtu është duke bërë edhe disa përmirësime serioze të sigurisë për ta mbajtur sistemin tuaj të sigurt dhe poashtu për të avansuar aftësinë e Windows-it për të luftuar virusët dhe malinjët. Ky mund të jetë përmirësimi më i madh i Windows-it gjer më tani.

Antivirusi vjen i instaluar

Për herë të parë në historinë e Windows-it, ju do të shijoni mbrojtjen nga virusët, spyware, kuajt Trojan, si dhe malinj të tjerë që nga dita e parë që do ta ndezni kompjuterin tuaj me Windows 8 - pa patur nevojë të shpenzoni as edhe një cent. Windows 8 vjen me një version të azhurnuar të Windows Defender që përfshinë funksionet tradicionale të një antivirusi, si dhe mbrojtje spyware dhe veçori të tjera të sigurisë që Windows ka ofruar qysh nga Windows Vista. Windows Defender tani ofron mbrotje të njëjtë- si dhe një ndjenjë dhe pamje- të programit falas antivirus Microsoft Security Essentials, të cilin Microsoft u'a ka ofruar përdoruesve që nga viti 2009.

Windows Defender i azhurnuar zëvendëson Microsoft Security Essentials.

Derisa Windows Defender do të ofroj së paku mbrojtje solide ndaj virusëve dhe malinjëve, blerja e një antivirusi vjetor (si McAfee apo Norton) apo shkarkimi i një antivirusi falas (si AVG apo Avast) varet krejtësisht nga ju. Natyrisht, ju mund ta deaktivizoni Windows Defender dhe të përdorni një vegël tjetër antivirus që ofron mbrojtje më të mirë dhe veçori shtesë, por së paku të gjithë do të kenë një mbrojtje solide.

Filtrim më i mirë i shkarkimeve



Kur Microsoft lansoi Internet Explorer 9, kishte azhurnuar filtruesin SmartScreen për të detektuar dhe bllokuar programet keqbërëse që keni shkarkuar; por tani ky funksion komplimenton shumë mirë filtrimin e Ueb faqeve, dhe funksionon shumë mirë për të bllokuar faqet e infektuara. Me Windows 8, pjesa e monitorimit të programeve të filtruesit SmartScreen është i integruar në Windows, dhe do të funksionoj pa marrë parasysh a përdorni IE, Firefox, Chrome apo shfletues tjetër.
Në Windows 8, kur startoni një program për herë të parë që keni shkarkuar nga Interneti, atëherë filtruesi SmartScreen e kontrollon atë për ndonjë infeksion, dhe ju njofton automatikisht nëse shfaqet ndonjë rrezik për malinj. Nëse nuk ju shfaqet asnjë paralajmërim, atëherë ndihuni të lirë që të përdorni programin (dhe burimin prej nga e keni shkarkuar atë).
SmartScreen shfaqë një paralajmërim për ndonjë program të rrezikshëm.
Meqenëse Microsoft është duke shtuar veçorinë SmartScreen, ajo është duke i fshirë paralajmërimet paraprake të Security Warning që shfaqeshin kur të keni hapur ndonjë program të shkarkuar (paralajmërimi i vjetër shfaqte statusin e verifikimit të publikuesit të programit dhe ju paralajmëronte rreth programeve të shkarkuara nga Interneti).
Ky është një ndryshim i mirëseardhur, për shkak se shkurton numrin e paralajmërimeve që duhet të klikonit, me Windows 8 do të shihni vetëm një paralajmërim në rast të rrezikut serioz.

Startim më i shpejt dhe më i sigurt



Duke filluar me Windows 8, Microsoft do të filloj të promovoj metodën e re të boot-imit, UEFI (Unified Extensible Firmware Interface), e cila përmirëson dhe zëvendëson sistemin e vjetër të startimit BIOS që shumica e kompjuterëve kanë përdorur për dekada me radhë. Nuk do të futemi në detaje teknike, por UEFI ofron siguri më të mirë, kohë më të shpejt startimi si dhe një mori benefitesh tjera.
Duke ju falenderuar kësaj metode të re startimi (si dhe përmirësimeve tjera të sistemit), kompjuteri juaj do të startoj më shpejt- në vetëm 8 sekonda, që nga koha kur të shtypni butonin e ndezjes e derisa Windows të ngarkohet plotësisht në desktop. Por besoj se do të mirëprisni edhe përmirësimet më të vogla poashtu. Veçoria e re e startimit UEFI do të parandaloj malinj të avansuar (si bootkit dhe rootkit) të shkaktojnë dëmtime, dhe gjithashtu do të ndaloj sulmet e tjera gjatë startimit (si malinj që ngarkojnë sisteme të paautorizuara operimi).
Edhe pse Windows 8 do të funksionoj me sistemet e vjetra të startimit BIOS, megjithatë Microsoft kërkon që kompjuterët e rinj të mbajnë çertifikimin Windows 8 për të përdorur sistemin e startimit UEFI. Kjo kërkesë e startimit të sigurt është duke shkaktuar brenga si në industrinë e kompjuterëve e poashtu edhe tek vet përdoruesit e energjisë për shkak se mund të komplikoj procesin e përdorimit të distribuimeve Linux apo startimin e dyfishtë për disa sisteme operative. Sidoqoftë, Microsoft ka premtuar se do të mbajë kontrollin e startimit plotësisht në duart e përdoruesit, dhe kompania kërkon që prodhuesit e sistemeve të participojnë në çertifikimin e Windows 8 për t'u ofruar mundësi përdoruesi të deaktivizojnë veçorinë Secure Boot në kompjuterët e tyre (por jo edhe në tablete).

Dy lloje të reja fjalëkalimesh


Windows 8 paraqet dy llojet e reja të fjalëkalimit që mund të përdorni kur të kyçeni në llogarinë tuaj Windows: një PIN katër shifror si dhe një "fotografi fjalëkalimi."
Për fjalëkalimin përmes fotografisë, ju duhet të zgjedhni një foto apo imazh dhe të vizatoni tre gjeste (një kombinim rrethor, vija të drejta ose klikime) në vende të ndryshme për të krijuar "fjalëkalimin" tuaj.
Edhe nëse vendosni të përdorni këto lloje të reja fjalëkalimesh, ju megjithatë duhet të vendosni një fjalëkalim të rregullt. PIN-i ofron mënyrën më të shpejt të kyçjes, kurse fjalëkalimi përmes fotos ju ofron një mënyrë më kreative dhe argëtuese për t'u kyçur. Nganjëherë do të ju duhet të shkruani fjalëkalimin e rregullt, atëherë kur ju duhen privilegje administrimi për të bërë ndryshime në sistem, por megjithatë do të jeni në gjendje që të kyçeni në llogarinë tuaj duke përdorur PIN-in, foton, apo edhe fjalëkalimin e rregullt.

Veçori tjera shtesë të mbrojtjes


Windows Defender i avansuar, SmartScreen, startimi i shpejt, si dhe mbrojtja e fortë e kyçjes janë disa prej përmirësimeve më të dalluara të sigurisë në Windows 8. Por SO i ri ka edhe më shumë avansime në sistem që nuk do të mund t'i vëreni plotësisht. Disa komponentë kryesorë të Windows-it (si Windows kernel, dhe ASLR) janë azhurnuar për të reduktuar sulmet dhe shfrytëzimet e zakonshme.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi