Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Interent People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Interent People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Interent

Shko poshtë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Interent Empty Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Interent

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sun Feb 10, 2013 7:03 pm

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Interent 18524
Ministri Tafaj në konferencën mbrojtja e fëmijëve në internet
Në kuadër të Ditës për Internet më të Sigurt u organizua sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në hotel Tirana, Konferenca Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve në Internet.
Në fjalën e tij në këtë konferencë ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, falenderoi
Ambasadorin e ShBA-ve z. Alexander Arvizu, Ambasadorin i BE-së z. Ettore Sequi, kompaninë Microsoft Albania.
Ministri Tafaj, theksoi se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka njohur dhe mbështet nevojën për prezantimin dhe shtrirjen gjithnjë e më shumë të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në të gjithë vendin me synim arritjen e standardeve evropiane dhe stimulimin e rritjes ekonomike.
Ministri Tafaj nënvizoi se arsimi është afruar me tregun e punës, gjë që do të sjellë një fuqi punëtore më të aftë dhe në gjendje për t’u ballafaquar me sukses me zhvillimet e shpejta të teknologjisë. Struktura e teknologjisë së informacionit dhe komunkimit është krijuar në të gjitha shkollat e arsimit para-universitar, shkollat e arsimit parauniversitar janë pajisur me rreth 2000 laboratorë informatike, gjithashtu në të gjitha këto shkolla kemi mundësuar shërbimin e internetit me brez të gjerë.
Ministri Tafaj u shpreh se gjatë kësaj periudhe janë trajnuar të gjithë mësuesit e TIK-ut dhe janë ndërtuar kapacitetet mbështetëse në Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe në Zyrat Arsimore për të mbështetur mësuesit e informatikës me mirëmbajtjen e laboratorëve dhe dhënien e asistencës së nevojshme. Në prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përveç ngritjes së infrastruktuës TIK dhe kapaciteteve të nevojshme njerëzore një rol të veçantë zë edhe edukimi i prindërve, mësuesve për masat që duhet të ndërrmarrin për të siguruar që fëmijët janë të mbrojtur nga rreziqet që mund të paraqiten kur ato përdorin mjetet e teknologjisë së informacionit dhe komunkimit.
Ministri Tafaj theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hartuar një plan që fëmijët të aksesojnë laboratorët kompjuterikë dhe kërkojnë në internet në mënyrë sa më të sigurtë nëpërmjet:
• Identifikimit të fushave kryesore që lidhen me sigurinë e fëmijëvë kur ato janë online
• Hartimin dhe zbatimin e trajnimeve për mësuesit, drejtuesit e shkollave në fushën TIK ku një nga modulet është moduli rreth “Sigurisë në internet të fëmijëve”
• Rishikimit të kurrikulës bazë dhe hartimin e një kurrikule të re TIK, ku lënda TIK prezantohet që në klasë të I-rë. Element i ri dhe shumë i rëndësishëm i kësaj kurrikule do jenë përafrimi i kurrikulës tonë me kurrikulën e vendeve të zhvilluara dhe një nga standardet është përgatitja e nxënësve për të studiuar, kërkuar dhe punuar në një bote e cila është orientuar drejt digjitalizimit të infromacionit dhe proceseve.
• Krijimi i portaleve të të mësuarit si dhe bibliotekës digjitale, portale të cilat do të sigurojnë prezantimin e përmbajtjeve digjitale në shkolla sipas grupmoshave dhe fushave të studimit.
• Ofrimin e një shërbimi interneti të sigurtë për fëmijët në shkolla, ku Operatori I ofrimit të shërbimit të inernetit sipas kërkesave të MASH mundëson filtrimin e përmbajtjes për shkollat.
Në përfundim, ministri Tafaj tha se ndërgjegjesimi ndaj rreziqeve dhe aftësimi për përdorimin e internetit janë dy faktore kyç, por duhet të ecim paralelisht me masat prandaluese dhe mbrojtëse nga institucionet shtetërore dhe operatorët private që operojnë në fushën e ofrimit të shërbimit të aksesit në internet për publikun.burimi.mash.gov.al
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi