Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Shkolla e parë shQipe në Zerqan të Dibres People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Shkolla e parë shQipe në Zerqan të Dibres People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkolla e parë shQipe në Zerqan të Dibres

Shko poshtë

Shkolla e parë shQipe në Zerqan të Dibres Empty Shkolla e parë shQipe në Zerqan të Dibres

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sun Feb 10, 2013 7:15 pm


Udhëheqësit e Rilindjes së ndritur kombëtare rrezore joshën disa ideatorë patriotë dibranë, midis tyre dhe Sulejman Shehun.
Këta ideatorë ranë në unison me mendimin se
vetëdija kombëtare rritet me hapjen e shkollave shqipe për të dalë nga errësira mesjetare
osmane dhe për të fituar pavarësinë e ëndërruar.
As burrat e mençur nuk u bënë rilindës pa
shkollë. As sheh Sula nuk bëhej “Sheh Sula”
dhe nuk lindi i tillë pa shkollë, megjithëse vinte
nga rrënja e Sheh Mustafës, që “shembi malet”
e lëshoi në Dri. I veshur mistik-idealist, e priti
Gryka e Madhe si idhull shpirtëror më 1870. Ai
mblodhi në teqe djem e vajza për t’u mësuar
shqip, me alfabet turk e arab. Një pjesë edhe
nga zona i shkolloi në Stamboll si: Mustafa Isufin, Mehmet Shehun, Mulla Toskën, Mehmet
Salën, Haxhi Kolën, Mulla Sheren, Haxhi Topin,
Hafiz Iskurtin, Mulla Salën, Mulla Vorfin, Zenel
Allushin.
Këta u kthyen të ditshëm, me të tjera mendje.
Edhe pse në shkolla turke, fitonin një tjetër
botë, me ëndrrat e ndryshimit të jetës. Kush e
krijoi këtë botë tjetër tek ata, përveç shkollës?
Sido shikonin pak dritë në errësirën e robërisë.
Ka mbetur aksioma se një komb analfabet
sundohet më lehtë – e provokuar kjo me sundimin disa shekullorë të kombit tonë nga osmanët.
Shoqëria “Drita” në gazetën “Bashkimi”
propagandonte se gjuha shqipe do të sillte
“dashuri, bashkim, vëllazërim”. Kjo ndezi
prushin e Grykës Madhe për shkollë shqipe.
“Sheh Sula u lidh veç udhëheqësve të Rilindjes
me Ali Riza Pashën (Gurra), me kryemyftiun e
Manastirit, Jusuf Karasanin, Mersin Demën,
Dan Camin, baba Jashar Krenën, Jakup Camin,
Dalip Karanë, Sulë Hupin 2). Njëherësh edhe
Hoxhë Voka në “Djelmënia Dibrane” dha alarmin: “Armiqtë janë tue na hap varrin... Një
rrugë na ka mbet: Me u zgjue kombi, me më-
sue gjuhën e tij e me i dalë zot vetes”.
Historiani Ali Vishka në kumtesën e tij shënon:
“Në Dibër dhe rrethina më 1875 ka pasur 33
shkolla fillore islame...”, ku përmendet dhe J.
G. Hahni, i cili “ka qenë në fshatin Grazhdan
dhe Zerqan. Të Zerqanit e kishte hapur Sheh
Mahmuti në sarajet e tij” 3). Ndërsa konsulli
rus Vice deklaron më 1885: “Në Dibër e rrethina kishte shkolla turke me 250 nxënës. Një të
tillë kishte dhe në Zerqan 4).
Me lejimin e shkollave turke, osmanët mendonin asimilimin e gjuhës shqipe dhe turqizmin e
e shqiptarëve. Por “libra shqip dhe abetaret vinin nga kolonitë shqiptare të mërgimit nga Stambolli me qiraxhinj dhe shpërndaheshin në
qytetin e Dibrës, Zerqan, Bulqizë, Homesh...”
5).
Përpjekja vetëmohuese e rilindësve u
konkretizua më 1887 me hapjen e shkollës së
parë shqipe në atdheun tonë, në Korçë. Një
vit më vonë, Seit Najdeni hapi shkollën e parë
shqipe në qytetin e Dibrës së Madhe 6). Nuk
qe rastësi ardhja e Abdyl Frashërit në Zerqan,
më pas, e Hoxha Tahsinit.
Rruga drejt lirisë po hapej. Në enciklopedinë e
tij Sami Frashëri e quan eveniment të rëndë-
sishëm kombëtar hapin patriotik, ku shënon:
“Në kazanë e Dibrës kishte 11 shkolla laike” 7).
Këtë të vërtetë nuk e kundërshtojnë për Dibrën e Madhe, Zerqanin, Bulqizën, Homeshin.
Atë mot Ministria e Arsimit e Perandorisë Osmane publikoi: “Në lagjen Zerqan u pranua
zyrtarisht nga shteti që në vitin 1892 të hapet
shkollë sabiane (private) Cool.
Amerikani Viliams ka shkruar se Turqia lejoi
hapjen e shkollave te huaja ne Shqiperi dhe
shume pak ne gjuhen shqipe duke mos e pare
kurre zgjimin e te riut shqiptar 7).
Kjo situatë i hapi shtegun Hoxhë Vokës që në
vitin 1893 shfrytëzoi rrethanat lehtësuese që
u bëri Pallati Gjylhanesë fqinjëve, rihapi shkollën shqipe në Dibër të Madhe. Në këtë vit historik më 14 mars 1893 u hap edhe shkolla e
parë shqipe në Zerqan nga Sheh Sula dhe, po
më 1893, u hap në Okshtun nga Hoxhë Moglica” 9).
Ky ideolog mistik rrobën fetare e vuri në shërbim të kombit, hodhi i pari gurët e themelit
të shkollës shqipe në një cep të Penestisë
së ilirëve në Zerqan me leitmotivin “Atdheu
është pjesë e besimit”. Sheh Sula, ai burrë i
mençur, dijetar e guximtar, zgjodhi 14 marsin
për simbol të ringjalljes së jetës, të gjelbërimit
të natyrës për largimin e errësirës , hapjes së
shkollës drejt pavarësisë. Slogani filozofik i tij
përmendej odave me peshën e figurave të
fjalës: “Drita e shkollës do të largojë dimnin e
robnisë”. Edhe brezat e fisit kanë përcjellë gojë
më gojë 14 marsin e vitit 189, të cilët 14 marsin e pagezuan : “Dita e asë!” 10).
Nxënësit e parë të 1893 të shkollës shqipe
kanë qenë: Osman Shehu, hajredin Shehu,
Tush Shehu, Liman Rruka, Hamza Gurra,
Xhafer Hanku, Imer Kola, Liman Disha, Isuf
Sula, Shaban Allushi, Besim Kadiu, Selim Sinani, Ali Hanku, Bajazit Cesula, Nuri Novaku.
Një dorëshkrim i filmuar i Hajredin Shehut, që
ruhet në Arkivin e Shtetit, shkruhet: “Shkolla
shqipe në Zerqan asht hap në vitin 1893” 11).
Turqit nuk e duruan shkollën shqipe në Zerqan. Prandaj Gazeta “Drita” publikoi: “Ka
hy dashuria e mëmëdheut bashkë me atë
të gjuhës... Sot i madh e i vogël, i pasur e i
varfër thërrasin me gjuhën shqipe: Me shkolla
mirësohet kombi” 14). Prandaj zerqanasit e
rihapën shkollën përsëri më 1894, 1900 dhe
1907. Për këtë Konsulli austriak në Manasdtir
njofton: “U binda se hapja e atyre shkollave
ishte krejt e sigurtë” 15). Me kërkesë të Baba
Jeshar Krenës, “më 1895 Baba Meleq Shembërdheni abetaren e Naum Veqilharxhit e dërgoi në Martanesh,Zerqan….” 16).
Kongresi i Dibrës, njësimi i alfabetit shqip në
Kongresin e Manastirit, me pjesëmarrjen dhe
të Sheh Sulës, hapja e shkollës Normale të Elbasanit, në të cilën studioi Riza Shehu, u bënë
faktorë shtytës të reja ndërgjegjësuese të rihapjes së shkollës cilësore shqipe të Zerqanit.
Këtë e dëshmon telegrami nga i deleguari i
Austro-Hungarisë në Durrës ku shkruhet: “Më
lejoni t’i njoftoj shkelqësisë tuaj... se fuat Beu
më njofton se kishte arritur të hapte shkollën private shqipe në Tiranë dhe në Zerqan
Dibër... Drejtim i shkollës së Zerqanit është në
duart e Sheh Sulës” 17).
Pra, Sheh Sula prapë e riçeli shkollën shqipe
më 10 maj 1910 ku dha mësim dhe shehu.
Mësuesi emëroi tregtarin Gjergj Baja dhe OsGryka e madhe si një muze
magjik na zgjon shpirtrat
e burrave të heshtur që
rrezatojnë atdhedashuri,
urtësi, arsim e kulturë.
Ata na vijnë sot këtu me
virtytet e fisnikërisë, me
karaktere të pathyeshëm
dibranësh, secili me madhështinë e bukurisë së emrit duke na dhuruar men-
çuri e trimëri. Si simbole
heronjsh mitologjikë rrinë
brenda nesh me profil lirie
e dijesh të përjetshëm.
Lutfi HANKU
Mësues, shkrimtar42
Mësuesi / numri 11 (2579) - 30 Janar 2013
man Shehu me 20 nxënës, si: Ismail Kurti, handar Danga, Hajdar Sula, Riza Hanku, Ali Gurra,
Ramë Ceka, Tashe Lala, Isa Sula, Tafa Ceka.
Gazeta “Liri e Shqipërisë” nënvizon: “Mësuesin turk e kthyen mbrapsht në Zerqan, se duan
të mësojnë shqip e jo turqisht...” 18).
Në udhën e shkronjave magjike të abc-së erdhën mërgimtarë fisnike në vendlindje me mesazhe jete. Këta i kanë zgjuar Isuf Xhaferri, Fadil
Shehu e Destan Rama.
Mustafa Sula erdhi i shkolluar më 1912 nga Stambolli. Kurbetçiu nxori nga hejbet 10 abetare.
- Ç’na duhen këto, or burrë? – e pyeti me qejf
të prishur gruaja.
- Kam pru drita, grue. Due me ndriçue mentë
e miletit...!
- Po ti, mor i shuet, nebare t’i binje shtëpisë nji
sixhade Stambolli, si gjithë hallku?!
Ky burrë i mençur solli pasurinë më të madhe
e të vlefshme të botës së vet. Sheh Sula e mori
mësues të shkollës në shtëpinë e Hysen Likdishes, deri sa serbët shovinistë e detyruan të
emigrohet.
Herët u kthye në Peladhi dhe emigrant Sadik
kamberi që solli në katund një peshqesh: Një
bukë (franxhollë Stambolli), brenda së cilës
Abetare shqipe! Bukë dh abetare të ngjitura
njësh. Dy simbole jete. Ata flasin. Shumë flasin.
Pa zë. Si buka dhe abetarja. Dy fjalë si metafora shpirtërore hyne në çdo familje të Grykës
së Madhe. Mustafai e Sadiku si mikrolegjenda
me abetaret e abc-së dhanë dashuri e morën
dashuri.
Nuk do t’i mbulojë harresa dhe burrat trima, të
etur për dije si Hasan Okshtuni që çeli mejtepin
shqip në Strikçan dhe Ibrahim e Ramadan Alliun që sollën abetaret nga Bukureshti, Abaz
Lalën mësues, që përdori këto abetare; Asllan
Hysën e Sopotit dhe Hoxhë Moglicën që hapi
shkollën shqipe në shtëpinë e Llanit, apo Veli
Hidrin e Valikardhës që solli nga kurbeti abetare
dhe shtëpinë e tij e bëri shkollë, si Hamit Dani i
Godvisë, me Mustafa Dervishin mësues.
Abetaret u bënë armë kundër errësirës së shekujve.
Gryka e Madhe jetoi në vite gjaku. Sergijat serbe thernin njerëz e mbyllnin shkolla. Edhe në
këtë klimë krimesh, në maj 1916 u rihap shkolla
në shtëpinë e Zenel Cekes, me mësues Riza
Shehun, i pari që mbaroi Normalen e Elbasanit.
Prapë në vitin 1921 u rihap porta e diturisë në
ndërtesë të re, me mësues Ramiz Alliun. Numri
i nxënësve u rrit. Erdhën dhe të tjerë mësues
si: Imer Leksi, Beatriçe Cesula, Thanas Bocova,
Jonuz Shehu, Fetah Ajdini, Shaban Arra, Besim
Kadiu. Këta mësuan: Riza Novakun, Selim Alliun, Mexhit Hankun, Izet Sinanin, Bajazit Pervizin, Kasem Jangullin, Mahmut Pervizin, Sabri
Fikun, Sabri Hankun, Myslim, Gani e Qamil Shehun, Imer Lamin. Në vitet 30-të u shkolluan dhe
disa vajza: Ferite Gurra, Lejfe Ceka, Hide Hanku,
Lime Myrtezai, me mësuese Beatriçe Cesula
e Thomaica Grabocka, me nxënës nga zona:
Ramiz Okshtuni, Sefedin Hoxha, Qamil Balla,
Sami Kamberi, Seit Rama, Mete Kanberi, Hysen
e Halil Fiku, Isuf Fiku, Abaz Jangulli, Ismail Jangulli, Ferit Myrtezai, Bajram Brata, Qamil Disha,
Rakip Novaku, Arif Cesula, Gafur Dervishi, Rakip
Hoxha, Hysen Shehu, Vehbi Disha, Beqir Lala,
Hasan Pervizi, Skënder Shehu, Fiqirie Shehu,
etj. Me këta shkollarë punuan mësuesit: Surja
Spahiu, Shaban Ostreni, Munir Shehu, Bexhet
Hoxholli, Elena Todri, Artemi Popa, Herieta Babatasi, Shaqir Duka, Kritavgji Dullani, Selim Alliu, Kov Bibaja, Qamil Skuqi.
Në vitin 1938 mbaruan me lavdërime të më-
suesve: Jashar Kola, Ramiz Hyseni, Asllan Keta,
Rrahman Hanku, Isuf Sula, Gafur Dervishi, Ferit
Myrtezai, Skënder, Hasan, Dilaver e Mustafa
Shehu, Nadire, Ferit Pervizi, Bajram Kurti, Destan Meta, Vehbi Hidri etj.
Në vitet 40 Ramiz Alliu mësoi nxënësit që
morën emër të mirë: Ramadan Hoxha, Ramis
Gjoka, Ahmet Alliu e Sanie Smeli.
Nga fundi i viteve 30-të mësuesit Munir Shehu,
Kov Bihaja e Imer Berisha vunë në funksion
të mësimit dhe edukimit, organizimin e aktiviteteve artistike e sportive sa jepnin shfaqje me
këngë, valle, recitime në kafen e Miftar Hajdaragës dhe lojëra popullore, ushtrime gjimnastikore. Mbahen mend Sami Brata, Aqif Murrja
ose Merdan Kola i hypur mbi piramidën kullë
me nxënës recitoi: “E shihni or burra, sa i madh
unë jam? E hyp mbi shokë, ç’bukuri kam! Kur
unë ecë, dridhet toka, ushton mali e lëviz bota”.
Në vitet e para të pushtimit fashist, mësuesin Subi Dedej këshillonte nxënësit me zë pak
të mos mësonin hymnin fashist dhe të mos
visheshin balila.
Për shkak të luftës antifashiste shkolla u mbyll. Ajo u rihap në janar të vitit 1945, kur ndihej akoma Grykës së Madhe erë baruti. E para
reformë arsimore qe shkolla laike. Mësues u
emërua Hysen Shehu.
1946. 1 tetor! Zerqani! Një datë historike. Klime
me ndjesi kënaqësie u derdh vatrave për çeljen
e shkollës unike në vazhdën e realizimit të ëndrrave për dije të mëtejshme e kulture arsimore. Drejtori e mësuesi i parë Syri Bilali me
dashuri e pasion mësoi 35 nxënës si: Merdan
Kola, Shefqet Tançi, Arif Ceka, Pëllumb Shehu,
Mustafa Hanku, Bardhul Shehu, Izet Kola etj.
Më vonë mësuesit: Bahri Rusi, Erefili Tavanxhi,
Ruzhdi Kraja, Muharem Tançi, Ali Puca. Pastaj:
drejtor Idriz Biba. Ato vite mbaruan dhe nxë-
nës që premtonin emër të mirë për nderimin
e shkollës si: Ali Sula, Mehdi Cani, Adem Hanku,
sami Sula, Dilaver Sinani, Habibe Dervishi, Lahim Puca, Fadil Shehu, Agim Hanku. Më vonë:
Isuf Xhaferi, Shefqet Okshtuni, Veli Zogu, Hamza Gurra, Agim Feti, Xhafer Alla.
Shkolla e Mesme e Përgjithshme u hap më
1981.Ajo fitoi autoritetin shkencor, aftësitë
pedagogjike me punë të palodhur, me pasion,
dashuri për shkollën, cilësi që janë plazmuar
tek shumë nxënës edhe me vlera të kohës duke
dalë nga korniza e vjetër. Kuadrot mësimorë
janë përshtatur me sistemin pluralist, me kërkesat shkencore, larg politizimeve partiake duke
aplikuar metodat modernë të kohës, që stimulojnë nxënësit për ndërgjegjësimin e aftësimin
me punë të pavarur shkencore.
Mësuesi i sotëm i ka fshirë nga ora e mësimit
ngarkesat me slogane të detyruara politike
që, me një servilizëm arsimor, mësuesi vriste
mendjen jo vetëm në lëndët shoqërore të fuste
artificialisht partinë e diktatorin, pa të cilët nuk
kishte “jetë”, por edhe në tekstin e problemeve
matematikore. Kjo politike arsimore kufizonte
aftësinë e talentet me hijen e biografisë duke
vënë në lojë luftën e klasave. Këto kanë mbetur
si ëndërr e trishtuar.
Sido Zerqani do të mbetet në historinë kombëtare të arsimit si vlerë e traditës së shkollës,
e mbjellë si pemë e pa vyshkur e me fruta që
më 1893.
“Sot çuditem me Drejtorinë Arsimore të Rrethit
të Bulqizës që e le në heshtje sesionin shkencor
të Zerqanit që provoi me 6 dokumente arkivore
se shkolla e Zerqanit ishte hapur më 1893 dhe
jo më 1910, e “provuar” kjo vetëm me një telegram... Kujt t’i besojmë, telegramit të postës,
apo 6 dokumentave arkivore?
Nga kjo shkollë kanë dalë personalitete me
vlera shoqërore që me peshën e dijeve dhe
virtyteve kanë lënë gjurmë të pashlyera. Më
pëlqen që në 100 vjetorin e pavarësisë t’u përmend emrat në shenjë nderimi dhe dashurie:
Sheh Sula, Hasan Kurti, Mustafa Sula, Sadik
Kamberi,Agim Hanku, Mustafa Hanku, Riza
Shehu, Arif Shehu, Sheh Hajredini, Beatriçe
Cesula, Bajazit Pervizi, Mahmut Pervizi, Riza
Novaku, Rrahman Hanku, Isuf Sula, Qamil Disha, Farije Shehu, Mehdi Cani, Zejnel Sula, Lutfi
Hanku, Veli Zogu, Myslim Shehu, Qamil Shehu,
Durim Balla, Ali Puca,Mustafa Hanku, Mahmut
Hafizi, Gafur Muka,Agim Hanku, Adem Hanku,
Kize Kadiu, Haki Kola, Enver Hysa, Ahmet Kamberi, Bujar Pata, Mustafa Dervishi, Isuf Fiku, Gafur Dervishi, Ismail Jangulli, Defrim Fiku, Ahmet
Jangulli, Behar Mera,Qemal Disha, Rakip Hoxha, Mustafa Likalla, Reshat Kola, Shahin Hoxha,
Zenel Zeneli.
Gjithë këto yje diturie mblidhen sot në 100
vjetorin e pavarësisë në korin e hymnit epik të
dijes që Sheh Sula, me magjinë e shpirtit atdhetar dirixhoi aq mirë e bukur refrenin e dritës
së shkollës sa, bashkë me pasardhësit fisnikë u
mësuan brezave abc-në e dijeve dhe përhapën
aromën e fjalës poetike shqipe për kombin, Dibrën dhe Grykën e Madhe.

Referencat
1) Fadil Shehu – Shënime historike, Shkolla
Shqipe në Zerqan, f. 14, viti 2005.
2) “Zani i Naltë” – 1937, nr. 211, f. 34 (e cituar).
2/1) “Djelmënia dibrane”.
3) Dr. Ali Vishka – Dibra dhe etnokultura e saj.
Tetovë 1995, f. 86, Hahn. V., e, f. 144.
4) Dr. Ali Vishka – Po aty, f. 86.
5) Haki Sharofi – “Drita”, f. 291, MHDI, f. 4.
6) Sorit Tema, Lulzim Bilbili, Petrit Najdeni, f.
22.
7) Sami Frashëri – Enciklopedia, V. 1990, f. 904.
Cool Dibra dhe etnokultura e saj, vëll. 2, f. 90.
9) Dr. Bajram Xhafa i cituar në temën e
diplomës së Naim Xhaferrit dhe Moisi Murra
– “Mersim Dema”, f. 29. Flaka e Vllaznimit, v.
1993.
10) Regjistruar nga Hajredin Shehu në vitin
1938.
11) Arkivi i Shtetit, Dosja nr. 429.
12) Moisi Murra – Flaka e Vllaznimit,
16.04.1993.
13) Revista “Zani i Naltë”, Nëntor 1937, f. 347.
14) Kristo Frashëri – “Besëlidhja e Dibrës”, f.
20.
15) Kristo Frashëri – Po aty.
16) “Zëri i Popullit”, nëntor 1942, nr. 5, Shp
21/513 AQSH.
17) Raport nga Durrësi më 11.05.1910, Nr. 16/
adm.deparamenti 6, nr. 295086 (Isuf Xhaferri
– Ushtima e Maleve, 10 maj 1990, Historiku i
Shkollës së Zerqanit.
18) Gazeta “Liri e Shqipërisë”, 10 mars 1911.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi