Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’ People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’ People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

Shko poshtë

Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’ Empty Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

Mesazh nga Mufit Kaloshi Mon Apr 08, 2013 10:40 pm

Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’ Mesim-online-me-skype-300x209


Për të mos i lënë pa shkollim fëmijët e ngujuar, Ministria e Arsimit ka menduar të aplikojë metodën e mësimdhënies me internet. Kjo metodë do’tju mundësojë fëmijëve mësim online që nga shtëpia nëpërmjet programit ‘Skype’ apo të tjerë të ngjashëm.



Drejtues të MASH-it besojnë se kjo skemë e re do të funksionojë jo vetëm për arsimimin e vogëlushëve por edhe për socializimin e tyre, ndërkohë që nga ana tjetër mësuesit nuk janë shumë entuziastë për suksesin që do të sjellë kjo metodë mësimdhënie.

Fëmijët e ngujuar
Fenomeni i gjakmarrjes mban të ngujuara shumë familje shqiptare, kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë. Viktima të jetës nën presionin e vdekjes së paralajmëruar janë dhe fëmijët, të cilët janë të detyruar të mos shkojnë as në shkollë. Pali një 15 vjeçar nga Shkodra nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë si shokët e tij, pasi familja e tij prej 11 anëtarësh është e ngujuar nga gjakmarrja. Me padurimin se fëmijëria, por dhe adoleshenca po i ikën duke qëndruar brenda katër mureve Pali merr mësime nga një mësuese vullnetare, por nëse do ti jepej mundësia të jetonte i lirë, thotë se dëshiron të bëhet marangoz.

Kurse N.I është 16 vjeçe po nga Shkodra, e cila për shkak të hasmërisë, që ka familja e saj, e frekuenton shumë rrallë shkollën. “Unë dua të bëhem psikologe, sepse dua të flas me njerëzit dhe tu ndihmoj sa të mundem atyre,” shprehet ajo gjatë një interviste për Deutsche Welle. Janë dhjetëra fëmijë të tjerë që ndonëse të detyruar nga absurdi që të mbyllen në shtëpi nuk lodhen se ëndërruari për jetën në liri.

Sensibilizimi
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Tiranë e njeh problemin e frenimit të një kontigjenti fëmijësh për të ndjekur shkollën nga shkaqet e ngujimit për gjakmarrje ose hakmarrje. Sipas të dhënave që ka ky institucion në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht rreth 60 fëmijë të cilët trajtohen në 22 qendra rezidenciale arsimore që u japin atyre mundësi për të ndjekur programet mësimore. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, në dispozicion të tyre janë rreth 35 mësues e psikologë. Zëvendësministrja Nora Malaj thotë për DW se për këtë kategori fëmijësh ka shumë rëndësi socializimi, tërheqja e tyre në grupet shoqërore të së njëjtës moshë, për të diskutuar e ndarë me ta ato që i shqetësojnë, i tërheqin, i kuriozojnë, siç ndodh me moshatarët e tyre kudo në botë. Malaj tregon për projektin pilot për ndërtimin e strukturave komunikuese on-line, si një mundësi për ti mbajtur në kontakt këta fëmijë me bashkëmoshatarët e tyre.

Ministria e Arsimit
“Aktualisht në Shqipëri ne kemi afërsisht rreth 17 mijë qendra interneti dhe gati çdo klasë ka kabllo interneti, duke pasur mundësinë për të punuar me teknologjinë digjitale. Pra, përderisa kemi mekanizmin le ta vëmë atë në funksion të fëmijëve, që do të thotë, që këto qendra të bëhen rekreative, që nëpërmjet SKYPE-it fëmijët të ndjekin të gjitha orët me mësues të ndryshëm, të ndjekin bashkëbisedimet në klasat ku duhet të ishin, të krijojnë mundësi debate, që më pas mund të transformohen në familjet e tyre”, thotë Malaj.

Por ky aplikim teknologjik on-line në ndihmë të fëmijëve të ngujuar mos është një farë legalizimi i fenomenit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës?

Malaj e kundërshton këtë hipotezë. “Absolutisht që ky nuk është legalizim i problemit. Por nëse unë p.sh., do të bëj një punë konkrete në sektorin tim që do të thotë të mos i mohoj ciklet e jetës dhe të edukimit të këtyre fëmijëve, atëherë unë kam realizuar pritshmërinë maksimale në punën time. Natyrisht që kjo është një masë lehtësuese dhe parandaluese, por mendoj se është edukuese për pjesën tjetër të komunitetit që është i lirë. Fëmijët e tjerë duke i njohur ata nëpërmjet SKYPE-it janë në gjendje që të sensibilizohen dhe të bëhen ata avokatët e kësaj çështjeje.”

Mësuesit
Liljana Luani ka 35 vjet që punon si arsimtare, por nga viti 2006 ajo është e angazhuar vullnetarisht në mësimdhënien për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja dhe hakmarrja në qarkun e Shkodrës. Ajo nuk është shumë entuziaste për metodat e mësimit dhe komunikimit me internet, pasi aktualisht këto duken si teorike për kushtet e zonave ku është përhapur fenomeni i ngujimit të fëmijëve. “Mësimi me internet nëpër shtëpi nuk ka për të funksionuar, sepse atje në majë të Dukagjinit p.sh., nuk ka drita. Funksionon vetëm atëherë kur i mbledh këta fëmijë dhe i dërgon në shkollë. Këtu shkëputet cikli i gjakmarrjes: edukimi dhe arsimimi i këtij brezi, forcimi i shtetit ligjor dhe ndërhyrja me politika të forta sociale në shtëpitë e tyre, sepse ata janë në stadin e fundit të varfërisë,” thotë mësuesja.

Avokati i Popullit: Masa afatgjata
Avokati i Popullit është një nga institucionet aktive në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes duke iniciuar nisma dhe fushata ndërgjegjësuese, ndërkohë që ka të atashuar dhe një task-force që ndjek situatën në terren. Igli Totozani, Avokati i Popullit, ditët e fundit priti në ambientet e institucionit që drejton një grup fëmijësh të ngujuar, të cilët ishin të shoqëruar në masa të rrepta policore. Një ekspozitë me punime të lira të fëmijëve ishte domethënëse për fushatën sensibilizuese.

Sipas Totozanit fenomeni do të një përgjigje të rreptë. “Aq më tepër kur ka njerëz, një pjesë e të cilëve, madje edhe politikanë që u vjen zor ta pranojnë ekzistencën e gjakmarrjes në Shqipëri. Por ne nuk mund ti fshihemi vrasjeve dhe ngujimeve të familjeve për këtë shkak, nuk mund të pranojmë që ka fëmijë që lindin dhe rriten brenda katër mureve. Masat që duhet të merren duhet të jenë afatgjata, që kanë të bëjnë me zhvillimin infrastrukturor të zonave ku është përhapur fenomeni dhe afatshkurtra, që kanë të bëjnë me ndërhyrjen energjike të policisë dhe të institucioneve që merren me rendin dhe sigurinë për qytetarët, në mënyrë që ata të zbatojnë vetëm atë që sanksionon ligji.”

Duke vlerësuar projektin pilot të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Avokati i Popullit shprehet se e rëndësishme është që të mos fokusohemi më shumë tek pasojat, por te shkaqet. “Elementë të tilla si internet, SKYPE-i apo ajo që quhet shans i dytë, që janë mësuesit që ju shkojnë në shtëpi atyre janë gjëra të mira. Por këto për fat të keq merren me trajtimin e një pasoje, janë masa që mundohet ti zbusin pasojat. Ne duhet të sulmojmë përfundimisht thelbin e këtij fenomeni. Sepse ndërkohë që flasim ka njerëz që janë në pritë me pushkën gati për të qëlluar dhe për të marrë jetë të pafajshme.”
Burimi: T.O
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi