Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
THËNIE TË "SOKRATIT" AMERIKAN People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
THËNIE TË "SOKRATIT" AMERIKAN People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

THËNIE TË "SOKRATIT" AMERIKAN

Shko poshtë

THËNIE TË "SOKRATIT" AMERIKAN Empty THËNIE TË "SOKRATIT" AMERIKAN

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sun Jan 19, 2014 10:24 pm

Stephen R. Covey

Atë që po më thoni me zë kaq të lartë, nuk mund ta kuptoj fare – Emerson
Cili nga ju ka sharruar dru – shumë, po byk cili nga ju keni sharruar? e kaluara është byku pra nuk ia vlen të merremi me të..nuk sharrohet byku…
Dhurata e Zotit është potenciali im intelektual. Dhurata kthyese për Zotin është ajo çka unë bëj me potencialin tim.
E kaluara është kujtesë, e ardhmja është pritje, e tashmja është vetëdije. E kaluara dhe e ardhmja ndodhen në imagjinatë, vetëm e tashmja, që është vetëdije , është e vërtetë dhe e përjetshme.
E qeshura fiton më shumë miq se e vrenjtura. – Covey
E tëra që duhet bërë është ta vini në lëvizje fuqinë që gjendet në ju. – Letër një miku – Anthony Robbins
Hartat mendore duhet kuptuar kështu: pamja e gjerave apo realiteteve siç janë dhe harta të gjerave apo realiteteve siç duhet të jenë.
Ndërdija është depoja e memories suaj. Për të pasur memorie të përsosur, do të duhej ta përsëritni fjalinë: "Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo gjë që kam nevojë të di.
Ne e shohim botën jo siç është ajo, por siç jemi ne – Covey
Në majën e shkallëve të suksesit kurrë nuk është tollovi.
Në momentet e vendimit krijohet fati i juaj – Antony Robins
Në nivelin material ne dhe druri jemi të përbërë nga elemente të njëjta të cilat mund të riciklohen kryesisht në karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe në sasi të vogla të elementeve tjera….Dallimi i vërtetë është në energji dhe informatë.
Ne jemi lloji i privilegjuar sepse kemi sistemin nervor që është i aftë të bëhet i vetëdijshëm për sasinë e energjisë dhe informatave në fushën e lokalizuar të cilën paraqet truri ynë. Këtë fushë subjektivisht e përjetojmë si mendime, ndjenja, dëshira, kujtime, instinkte, dhe bindje tona personale. – Deepak Chopra ,, Shtatë ligjet hyjnore të suksesit”
Paraardhësit e lashtë kanë shpallur ,,Unë jam ajo, ti je ajo, e tëra është ajo dhe ajo është e tëra që është”
Parimet janë territore. Vlerat janë harta.
Për çdo një mijë gjethe të rëna, ka një dështim në rrënjë – Thoreau
Për lumturi ekziston vetëm një rrugë dhe për këtë arsye duhet të mos shqetësohemi për gjerat që nuk i nënshtrohen dëshirës sonë – Epikteti
Personi që di të lexojë por nuk lexon nuk është në pozitë aspak më të mirë nga personi që nuk di të lexojë. – Mark Twain Leximi nuk ju ndryshon vetëm jetën e juaj por edhe rrjedhën e historisë ….
Qëndrimi juaj vendos lartësinë tuaj – Stephen R. Covey
Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira.

Shqiponja gjatë fluturimit has në pengesa për të qarë ajrin, por pa ajër ajo s’mund të fluturojë fare. Pra aftësi është të ngadhënjesh mbi pengesat kjo është esenca e jetës së njeriut.
Të krijosh plane dhe të dështosh në realizimin e tyre është njësoj sikur të kesh harta në vend të territoreve.
Trimëria pas luftës dhe mençuria pas kuvendit nuk kanë vlerë – popullore
Udhëheqja është aftësi e tërheqjes së përkrahësve dhe të pasardhësve. – John Maxwell
Udhëheqja është aftësi për zgjidhjen e problemit. – Barbara Walters
Vëmendja energjizon , kurse qëllimi transformon. Çfarë do qoftë që i kushtoni vëmendje, ajo do të rritet më fuqishëm dhe e kundërta.. D. Chopra
Forca e padukshme njeriut është e pakufishme, mirë e organizuar që mundet të realizojë çdo gjë që dëshiron..
Keni parasysh, të mësosh dhe të mos veprosh është njësoj si të mos mësosh. Ta dish dhe të mos e bësh është e njëjta gjë si të mos dish. – Stephen R. Covey
Karakteri Etik tregon se ka parime thelbësore të jetës efektive dhe se njerëzit mund të përjetojnë suksesin e vërtetë dhe lumturinë e qëndrueshme, vetëm nëse mësojnë dhe i integrojnë këto parime në karakterin e tyre themelor. – Stephen R. Covey
Qëndrimi juaj vendos lartësinë tuaj. – Stephen R. Covey

Uria për të qenë të kuptueshëm. Pak nevoja të shpirtit njerëzor janë më të mëdha se nevoja për të qenë i kuptueshëm – të kesh një zë që dëgjohet, respektohet dhe vlerësohet – ka ndikim. Shumica besojnë se çelësi i ndikimit është komunikimi – duke qenë sa më i qartë dhe duke folur në mënyrë bindëse. Në fakt, nëse mendoni lidhur me këtë, a nuk do të kuptoni se, ndërsa të tjerët po flasin me ju, në vend që të dëgjoni për të kuptuar, ju shpesh mendoni se si duhet përgjigjur? Zanafilla e vërtetë e ndikimit vjen në çastin kur të tjerët kuptojnë se jeni të ndikuar nga ata – kur ata ndjejnë se po kuptohen nga ju – se i keni dëgjuar thellësisht dhe sinqerisht dhe se jeni të sinqertë. – Stephen R. Covey

Në duart e çdo individi për mirë ose për keq, është dhënë një fuqi mahnitëse, një ndikim i heshtur, i pavetëdijshëm e i paparë i jetës se tij. Ky është thjesht rrezatimi i qëndrueshëm i asaj çka është në të vërtetë njeriu, jo çka ai pretendon të jetë. – William George Jordan
Ne e shohim botën jo siç është ajo, por siç jemi ne – ose siç jemi të kushtëzuar ta shohim atë. – Stephen R. Covey
Një mijë milje udhëtim fillojnë me hapin e parë. – Stephen R. Covey
Albert Einstein ka vënë në dukje se “Problemet e vështira që përballojmë, nuk mund të zgjidhen me të njëjtin nivel mendimi që kishim kur i krijuam ato”
Karakteri ynë, në themel është një përzierje e zakoneve tona. “ Mbjell një mendim, korr një veprim; mbjell një veprim, korr një zakon; mbjell një zakon, korr një karakter; mbjell një karakter, korr një fat”, e aforizma vazhdon… Stephen R. Covey
Ndërvarësia është paradigma ne; ne mund ta bëjmë atë; ne mund të bashkëveprojmë, ne mund të kombinojmë talentet tona dhe aftësitë tona dhe të krijojmë diçka më të madhe së bashku.
Njerëzit e varur kanë nevojë për të tjerët që të arrijnë atë që dëshirojnë. Njerëzit e pavarur mund të arrijnë atë që duan fal forcave të tyre. Njerëzit e ndërvarur i kombinojnë përpjekjet me përpjekjet e të tjerëve për të arritur suksese edhe më të mëdha. – Stephen R. Covey
Pavarësia e vërtetë e karakterit na fuqizon të veprojmë dhe jo të qëndrojmë pasiv. Ajo na çliron nga varësia e mjedisit dhe e njerëzve të tjerë dhe është një synim çlirues i denjë. Por nuk është një synim përfundimtar në jetesën e dobishme. – Stephen R. Covey
Ndërvarësia është një koncept shumë më i pjekur, shumë më i avancuar. Si një person i ndërvarur, unë kam mundësinë ta ndaj veten sinqerisht e kuptimplotë me të tjerët dhe të kem akses ndaj burimeve dhe potencialeve të pafund të qenieve tjera njerëzore. – Stephen R. Covey
Fitoret personale paraprijnë fitoret publike. – Stephen R. Covey
Askush nuk mund ta bind tjetrin të ndryshojë, secili nga ne ka një portë të ndryshimit që mund të hapet vetëm nga brenda. Ne nuk mund ta hapim portën nga ana tjetër, as me argumente as me lutje. – Marilyn Ferguson
Atë që ne e fitojmë me shumë lehtësi, e çmojmë shumë pak. Është shtrenjtësia ajo që i jep vlerë çdo gjëje. Zoti di si të vendos një çmim të duhur për të mirat e tij. – Thomas Paine
Nuk di fakt më inkurajues se sa aftësia e padiskutueshme e njeriut për të lartësuar jetën e tij nga mundimi i vetëdijshëm. – Henry David Thoreau
Ne kemi iniciativën dhe përgjegjësinë për t’i bërë gjërat të ndodhin. – Stephen R. Covey
Njerëzit proaktivë mund ta kthejnë motin në favor të tyre. Nëse bie shi apo është diell nuk ka rëndësi për ta. – Stephen R. Covey
Askush nuk mund t’ju cenojë, pa e lejuar ju. – Eleanor Roosevelt
Ata nuk mund të na marrin vetërespektin, po të mos ua japim ne. – Gandhi
Ndryshimi midis njerëzve të cilët ushtrojnë iniciativën dhe atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë, është vërtet si ndryshimi ndërmjet ditës dhe natës. – Stephen R. Covey
Zot, më jep kurajën të ndryshoj gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen, qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshohen dhe mençurinë për të njohur dallimet. – Alcoholics Anonymous
Në çdo kohë ne mendojmë se problemi është “jashtë nesh”, që mendimi është problemi. – Stephen R. Covey
Ka shumë mënyra për të punuar në Rrethin e Ndikimit, si p.sh.,të jesh një dëgjues më i mirë, të jesh një partner më i dashur, të jesh një student më i mirë,të jesh një punëtor i përkushtuar dhe më bashkëveprues. Nganjëherë gjëja më proaktive që mund të bëjmë është të jemi të lumtur, të buzëqeshim çiltërsisht. Lumturia,ashtu si dhe mungesa e saj, është një zgjedhje proaktive. Ka gjëra, p.sh., si moti, që nuk mund të përfshihen kurrë te Rrethi ynë i Ndikimit. Por ashtu si njerëzit proaktiv, ne mund ta bëjmë për vete motin fizik ose social. Mund të jemi të lumtur dhe t’i pranojmë ato gjëra që aktualisht nuk mund t’i kontrollojmë, e ndërkohë t;i përqendrojmë përpjekjet tona në gjërat që mund t’i kontrollojmë. – Stephen R. Covey
Ndërsa jemi të lirë të zgjedhim veprimet tona, ne nuk jemi të lirë të zgjedhim pasojat e këtyre veprimeve. Pasojat udhëheqin nga ligjet natyrale. Ato janë jashtë Rrethit të Interesimit. Mund të vendosim të ecim përballë një treni që lëviz shpejt, por nuk mund të vendosim se çfarë do të ndodhë kur të përplasemi me trenin.
Suksesi është në anën e kundërt të dështimit. – T.J.Watson
Nuk janë gabimet e të tjerëve, madje as tonat ato që na lëndojnë më tepër, por është vet reagimi ynë ndaj këtyre gjërave. Të gjurmosh gjarprin helmues pasi të kafshon, nuk ka asnjë dobi, vetëm se do të çojë në shpërndarjen e helmit në të gjithë trupin. Më e mira është të marrish menjëherë masa për ta nxjerrë helmin nga trupi. – Stephen R. Covey
Kur vështroj varret e fisnikëve, çdo emocion i lakmisë vdes tek unë; kur lexoj epitafet e bukura, çdo dëshirë e tepruar largohet; kur shoh pikëllimin e prindërve mbi një gurë varri, zemra ime tretet me dhembshuri; kur shikoj varrin e vetë prindërve, mendoj kotësinë e pikëllimit të tyre, që shumë shpejt do ta pasojmë; kur shikoj mbretërit që prehen bashkë me ata që i rrezuan, kur mendoj rivalet të vendosur krah-përkrah, ose njerëzit e shenjtë që përçanë botën me grindje dhe konfliktet e tyre, unë reflektoj me pikëllim dhe habi ndaj përleshjeve, përçarjeve dhe debateve të njerëzimit. Kur lexoj datat e ndryshme të varreve, të atyre që vdiqën dje dhe të atyre që kanë vdekur qindra vjet më parë, mendoj Ditën e madhe kur të gjithë ne do të jemi Bashkëkohës dhe do të shfaqemi të gjithë së bashku. – Joseph Addison
Të fillosh duke menduar fundin do të thotë të fillosh me një kuptim të qartë të destinacionit. Kjo do të thotë të dish se ku do të shkosh, në mënyrë që ta kuptoni më mirë se ku jeni dhe se hapat që do të hidhni të jenë gjithmonë në drejtimin e duhur. – Stephen R. Covey
Peter Drucker dhe Warren Bennis shprehen, “Menaxhim do të thotë t’i bësh gjërat saktë, lidershipi është të bësh gjera të duhura”. Menaxhimi është efikasiteti në ngjitjen e shkallëve të suksesit; lidershipi përcakton nëse shkalla është e mbështetur pas murit të duhur.
Ndoshta qendërzimi më i zakonshëm sot është uni. Forma më e dukshme e ti është egoizmi, i cili dhuron vlerat e shumë njerëzve. Por nëse shikojmë me vëmendje tek shumë trajtime të përhapura të rritjes dhe vet – përmbushjes, shpesh gjejmë qendërzimin e unit në bërthamën e tyre.
Ka pak siguri, drejtim, mençuri, ose fuqi në qendrën e kufizuar të unit. Si Deti i Vdekur në Izrael, ai merr por nuk jep kurrë, e kështu bëhet i ndenjur. – Stephen R. Covey
Ai që përdorë mirë çekanin, priret ta trajtoj çdo gjë si gozhdë. – Abraham Maslow
Ne jetojmë në një botë ku dominon kryesisht hemisfera e majtë e trurit (fjalët dhe oratoria), ku fjalët, vlerësimet dhe logjika kurorëzohen, ndërsa aspekti më krijues artistik, sensitiv dhe intuitiv i natyrës sonë shpesh lihet në hije. Shumica prej nesh gjejmë vështirësi në shfrytëzimin e kapacitetit të hemisferës së djathtë të trurit, që është krijuese…. menaxho me hemisferën e majtë; udhëheq me të djathtën! – Stephen R. Covey
Misioni im është të jetoj me integritet dhe të bëj ndryshim në jetën e të tjerëve. – Stephen R. Covey
Pa përfshirje nuk ka angazhim. Theksoje këtë, yllëzoje, rrethoj dhe nënvizoje. Kur nuk ka përfshirje, s’ka angazhim. – Stephen R. Covey
Menaxhim efikas do të thotë të vendosësh në fillim gjërat e para. Ndërsa lidershipi përcakton se cilat janë “gjërat e para”, është menaxhimi ai që i vendos këto të parat, çdo ditë, çdo moment. Menaxhimi është disiplinë po ashtu edhe zbatim.- Stephen R. Covey
Revolucioni bujqësor u pasua nga revolucioni industrial, i cili më pas u pasua nga revolucioni i informacionit. Çdo valë e vargut krijon një dallgë të progresit personal dhe social.- Stephen R. Covey
Njerëzit efikas nuk janë problem – mendues; ata janë mundësi – mendues. Ata ushqejnë mundësitë dhe mohojnë problemet. ata mendojnë ne mënyrë parandaluese. – Stephen R. Covey
Armiku i “më të mirës” është shpesh “e mira” .- Stephen R. Covey
Maksima e arkitekturës shprehet, forma ndjek funksionin. Po ashtu, menaxhimi ndjek lidershipin. – Stephen R. Covey
Transferimi i përgjegjësive tek njerëz të tjerë të aftë dhe të trajnuar ju mundëson të përdorni energjitë tuaja me aktivitete të tjera të nivelit të lartë. Delegimi nënkupton zhvillim, si për individët ashtu për organizatat. – J. C. Penney
Nuk mund të ketë miqësi pa besim dhe nuk ka besim pa integritet. – Samuel Johnson
Kërko së pari të kuptosh, pastaj të kuptojmë. Ky parim është çelësi i komunikimit ndërpersonal efektiv. – Stephen R. Covey
Dëgjimi empatik është në vetvete, një depozitë shumë e madhe në Llogarinë Bankare Emocionale. Është terapia dhe shërimi i thellë, sepse jep individit “ajrin psikologjik”. – Stephen R. Covey
Ethos është besueshmëria juaj personale, besimi që njerëzit kanë në integritetin dhe zotësinë tuaj. Është besimi që ju inspironi, Llogaria juaj Bankare dhe Emocionale. Pathos është ana empatike – ajo është ndjenja. Ajo do të thotë se angazhoheni me goditjen emocionale të komunikimit të personit tjetër. Logos është logjika, pjesa e arsyeshme e paraqitjes.
Vëzhgojeni me kujdes përkimin: ethos, pathos, logos: karakteri, marrëdhënia dhe pastaj logjika e paraqitjes tuaj. Kjo përfaqëson një tjetër transformim madhor paradigme. Shumica e njerëzve, në krijimin e paraqitjeve, shkojnë drejt logos-it, logjikes së majtë të trurit, të ideve të tyre. Ata përpiqen ti bindin të tjerët për vërtetueshmërinë e kësaj logjike pa marr fillimisht në konsideratë ethos-in dhe patos-in. – Stephen R. Covey
Unë marr si udhërrëfyes,
Besimin e një shenjti:
Në gjërat kritike, bashkimin –
Në gjërat e rëndësishme, diversitetin –
E në të gjitha gjërat, fisnikërinë. – George Bush
Çfarë është sinergjia? E përkufizuar thjesht, do të thotë që e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve të saj.- Stephen R. Covey
Misioni ynë është të fuqizojmë njerëzit dhe organizatat për të zmadhuar në mënyr domëthënse aftësinë e tyre te performancës për të arritur qëllime të vlefshme përmes kuptimit dhe të jetuarit të lidershipit parimqendërzuar. – Stephen R. Covey
Nëse një person me inteligjencën, aftësinë dhe angazhimin e vet nuk është në një mendje me mua, atëherë duhet të këtë diçka në këtë mosmarrëveshje, që unë nuk e kuptoj dhe me duhet ta kuptojë. Ju keni një perspektivë, një pikë referimi tjetër që më duhet ta shikoj. – Stephen R. Covey

Shih fig.
Nëse dy njerëz kanë të njëjtin opinion, njëri është i panevojshëm. Nuk më sjellë ndonjë të mirë komunikimi me dikë tjetër që gjithashtu sheh vetëm gruan e vjetër. Unë nuk dua të flas, të komunikoj me dikë që është dakord me mua; unë duhet të komunikoj me ju, sepse ju e shihni atë ndryshe. Unë e vlerësoj këtë ndryshim. – Stephen R. Covey
Nganjëherë kur mendoj se ç’pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla… bindem… se nuk ka gjëra të vogla. – Bruce Barton
Duke mbajtur një ditar të mendimeve, përvojave, njohurive dhe mësimeve, nxisim qartësinë saktësinë dhe kontekstin mendor. – Stephen R. Covey
Trajtojeni një njeri siç është dhe do të mbetet i tillë. Trajtojeni një njeri ashtu siç mund dhe duhet të jetë dhe do të behët ashtu siç mund dhe duhet të jetë.- Goethe
Ne nuk mund të jetojmë pa ngrënë, por ne nuk jetojmë që të hamë.- Stephen R. Covey (dikush kënaqet vetëm kur han…)
Duke u marr vetëm me gjerat sipërfaqësore pa parë më në thellësi, mund të nëpërkëmben çështjet më delikate në zemrën e një tjetri. – Stephen R. Covey
Ka vetëm dy trashëgimi të përhershme që mund t’u transmetojmë fëmijëve tanë – e para janë rrënjët dhe tjetra degët. – siç e tha dikush
Një prirje që depërton nëpër brezat e familjes tuaj mund të ndaloj bashkë me ju. Ju jeni një person kalimtar një hallkë ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes. Dhe ndryshimi i juaj mund të ndryshoj shumë rrjedhën e jetës suaj. – Stephen R. Covey
Kur këmbëngulim për të bërë diçka, ajo bëhet më me lehtësi – jo se ka ndryshuar natyra e punës, por aftësia jonë për ta bërë këtë është rritur. – Emerson
..burimi shkollarrezor.com
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi