Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Motivimi i nxënësve  në edukimin fizi People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Motivimi i nxënësve  në edukimin fizi People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motivimi i nxënësve në edukimin fizi

Shko poshtë

Motivimi i nxënësve  në edukimin fizi Empty Motivimi i nxënësve në edukimin fizi

Mesazh nga Mufit Kaloshi Sun Feb 10, 2013 7:11 pm

Në përgjithësi termi “motivim” mund të
jetë kuptuar si:” një proces i aktivizimit të
organizmit,i përfunduar në realizimin e
një qëllimi vendimtar në lidhje me kushtet
rrethanore” ( Anolli e Lengresi,2001)
Termi motivim mund të kuptohet edhe si ” një
bashkësi faktorësh që
nxisin aktivitetin e subjektit duke e orientuar
drejt disa objektivave të cilat nuk arrihen
menjëherë” ( Reuchlin 1975)
Tashmë dihet që edukimi fizik si një lëndë
mësimore në shkollë, ka një rëndësi të veçantë
Ai realizon shumë aspekte formuese që janë.
të rëndësishme dhe nuk e bëjnë dot lëndët
e tjera. Por për të realizuar objektivat që ka
edukimi fizik,një rol mjaft të rëndësishëm
ka motivimi i nxënësve, për të qenë aktiv në
pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin sportiv.
Rolin kryesor në këtë drejtim e ka mësuesi,i
cili duhet të njohë këto motivacione dhe
të mbështetet në to, për të ndërtuar një
mësimdhënie sa më të efektshme. Mësuesi i
edukimit fizik duhet ta ketë të qartë se roli i tij
nuk është thjesht vetëm në kryerjen e orës së
mësimit, por puna e tij duhet të përqendrohet
dhe ti japë rëndësi dhe mënyrës se si nxënësi
të jetë sa me aktiv dhe të rritë aftësitë e veta
fizike në mënyrë sa me te natyrshme.
Në këtë kontekst del qartë se motivimi i
nxënësve ka një rol parësor. Nga eksperienca
si mësues dhe trajner theksoj se – një
ndër sukseset më të rëndësishme të një
mësuesi, është aftësia e tij për të motivuar
nxënësit,që këta të ndjejnë kënaqësi në
ushtrimin e aktivitetit fizik të tyre. Nxënësit
janë gjithmonë të motivuar nga kënaqësia për
të lëvizur ,për të vrapuar,për të kërcyer,për
të luajtur,dhe sidomos kur këto shoqërohen
me një sens lirie. Duke e parë në këtë
këndvështrim,mësuesi duhet ta mbajë ne
konsiderate këtë motivim, çfar do të thotë që
çdo mësues në orën e mësimit duhet të krijojë
mundësinë(gjithmonë brenda disiplinës
mësimore) që nxënësi të jetë i lirë dhe të ndjejë
kënaqësinë e të ushtuarit me aktivitet sportiv.
Një tjetër motivacion është dhe motivacioni
i garës,ky motivacion vjen nga një nevojë e
brendshme e njeriut për tu përballuar me të
tjerët dhe veten e tij,dhe ky motivacion është
i lidhur me motivimin e kopetencës. Nxënësit
kanë nevojë të përballen me shokët e shoqet
dhe këto motivacione i bëjnë ata protoganist
në një veprim të caktuar. Konkurrimi ndërmjet
tyre i bën nxënësit mjaft aktiv dhe i jep atyre
një kënaqësi të veçantë,dhe gjithashtu ndikon
ndjeshëm në rritjen e përformances së tyre
fizike dhe psikologjike. Por këtë mesuesi duhet
ta drejtojë larg konkurrimit për të dominuar
tjetrin dhe të mos ndikojë në nxitjen e ankthit
tek nxënësit,cfar nënkupton që konkurrimi të
mos jetë nxitës i egoizmit,inatit, etj,por një
formë që duhet të japë kënaqësi. Mësuesi
duhet të jetë mjaft i vëmendshëm edhe ndaj
atyre nxënësve që për arsye të ndryshme,
psh janë të dhënë mbas kompjuterit,
matematikës…,këto motivacione mund ti
kenë të përgjumura, dhe tek këta, mësuesi
ka për detyrë që me motivacionin e duhur
të ,,zgjojë” tek këta nxënës ndjenjën e të
ushtruarit me aktivitet sportiv.
Një çështje e rëndësishme në kohën e sotme
është edhe prirja që kanë adoleshentet në
zhvillimin fizik të tyre, për ndryshimet që duan
në lidhje me trupin e tyre. Por njohuritë që
kanë nuk i ndihmojnë për realizimin e këtij
qëllimi. Motivacioni i preokupacionit për
trupin është një motivacion që mësuesi duhet
ta shfrytëzojë për të motivituar adoleshentet,
por njëkohësisht ky lloj motivacioni i bën
adoleshentet më të vetëdijshëm për rolin
që ka edukimi fizik për të formuar një trup
të bukur dhe të shëndetshëm,dhe kryesorja
është që ata bëhen të ndergjeshem ( për atë
që në mësuesit i kemi venë vetes të ushqejmë
tek nxënësit) të ushtruarit me sport është
shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre.
Adoleshentet duan të jenë njëlloj me
bashkëmoshatarët, duan të mos jenë të
mënjanuar, këta çmojnë dhe vlerësojnë
shokët që kanë cilësi të mira fizike. Nxënësit
janë të prirur të ndjekin shembullin e disa
modeleve të tyre, që mund të jenë sportistë të
mëdhenj, artistë kinemaje, etj.. Forma e mirë
fizike e tyre i bën nxënësit më të motivuar për
tu aktivizuar në edukimin fizik , në ushtrimin
e aktiviteteve sportive, për të qenë sa më
afër idhujve të tyre. Roli i mësuesit në këtë
rast duhet të jetë parësor sepse ai duhet ti
japë nxënësit një orientim të saktë në lidhje
me atë që arritjet për një trup të bukur dhe
të fortë nuk mund të arrihen menjëherë.
Mësuesi duhet të shfrytëzojë sa më mirë këtë
motiv për të nxitur nxënësit për aktivitet fizik.
Psikologu amerikan Ranier Martens thekson-”
ka bindjen se sporti jep një përfitim të madh
tek fëmijët por kjo nuk ndodh në mënyrë
automatike, këto përfitime mund ti sigurojë
një mësues kompetent, lider, që i kupton
fëmijët dhe strukturën programet e duhura”.
Në një përmbledhje të disa punimeve mbi
burimet e argëtimeve(Acalan dhe Simons)
paraqesin argetimin sportive, brenda një
modeli konceptuar të gjerë mbi motivimet,
qe e quajnë modelin e impenjimeve sportive.
Impenjimi sportiv është përcaktuar si një
konstrukt psikologjik që paraqet dëshirën dhe
vendimin për të vazhduar pjesëmarrjen në
sporte. Modeli i impenjimit sportiv propozuar
nga Scalan e koleget e tij konsiston në 5 çështje
vendimtare që zmadhojnë ose zvogëlojnë
impenjimin sportiv:
-Argëtimi; Alternativat; Investimet personale;
Detyrimet shoqërore; Mundësitë.
Argëtimi paraqet tërheqjen parësore të
sportit dhe e përcaktuar si përgjigje pozitive
që reflekton ndjenjat e kënaqësisë,gëzimet,s
adisfaksionit.
-Të rinjtë,vajza dhe djem, mund të merren
më një aktivitet sportiv duke u nisur nga
një sërë arsyesh , të cilat janë studiuar në
detaj ndërmjet një numri të kosiderueshëm
kërkimesh. Këto ndahen në 8 faktorë:
-Faktori “status”që i referohet dëshirës për të
fituar, për të qenë popullor, për të përmirësuar
statusin dhe për të bërë diçka që të fitosh
çmimin.
-Faktori “skuadër” i lidhur me dëshirën për të
qenë pjesë e një skuadre.
-Faktori “formë fizikë”
-Faktori “të shpenzosh energji” duke përfshirë
arsyet që lidhen me dëshirën për të shkarkuar
tensionin, për të lëvizur dhe qëndruar jashtë
shtëpisë.
-Zhvillimi dhe përmirësimi i aftësive sportive.
-Dëshira për të kultivuar miqësitë e reja dhe
të vjetra
-Zbavitje
-Motivimi i subjekteve
Nga të gjitha motivimet e thëna ajo që shfaqet
më shumë është e lidhur me zhvillimin dhe
përmirësimin e aftësive sportive. Mësuesit
e edukimit fizik duke ndërtuar punën e tyre
mbi bazën e këtyre motivacioneve që janë
përshkruar në këtë material do të jenë më
shumë rezultativ e do të kenë sukses në punën
e tyre. Duke përdorur teknika të ndryshme
që rritin motivacionin, mësuesi do të arrijë
të përmirësojë dhe të rritë performancën
e nxënësve. Të dish të përqendrohesh në
momentin e duhur, të jesh i motivuar për të
arritur objektiv, të kesh besim në vetvete dhe
në vetë vlerat, të dish të mbash emocionet
dhe vet aktivizimin fiziologjik, janë ndër
faktorët psikologjikë më të rëndësishëm për
të influencuar punën e nxënësve. Në mbyllje
të këtij shkrimi e cila ka nje game akoma me te
gjere, mund te themi me bindje se motivimi
është nder faktorët përcaktues për realizimin
me sukses te objektivave qe ka edukimi fizik
dhe për rritjen e performancës sportive.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi