Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Sistemi diellor People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Sistemi diellor People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sistemi diellor

Shko poshtë

Sistemi diellor Empty Sistemi diellor

Mesazh nga Mufit Kaloshi Thu Mar 06, 2014 9:26 pm

Sistemi diellor Index.php?title=Skeda:Larearth2_e0
Sistemi diellor 450px-Planetet2006
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga tetë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.

Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko - romake.
Ndërtimi i sistemit diellor

Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.

Shenja astronomike e diellit është ☉.

Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.
Planetët dhe Toka

Planetet ne Sistemin Diellor ndahen ne dy kategori: planete tokesore (Merkuri, Aferdita, Toka dhe Marsi) dhe planete gjigande (Jupiteri, Saturni,Urani dhe Neptuni)

Planetet tokesore ndodhen me afer Diellit dhe jane relativisht te vogla. Ato mbeshtillen nga nje qender e ngurte "trualli" qe u jep kuptim emertimit te tyre. Jane mjaft te dendura dhe permbajne shume pak hidrogjen dhe helium.
Satelitët natyrorë

Satelitet natyrore jane trupa qe rrotullohen rreth planeteve. Deri ne vitin 1970 njiheshin vetem 32 stelite, sot numri i tyre eshte mbi 60. Hena eshte sateliti natyror i Tokes. Ajo nuk ka atmosfere dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Ne diskun e henes dallohen dy tipa siperfaqesh: zonat e ndricuara "kontinentet" qe jane zona me kratere te madhesive e thellesive te ndryshme dhe zonat e erreta, "detet" qe jane zona te sheshta. Faqja e fshehur henes eshte eksploruar me sonda hapesinore.

Dy satelitet e vetem te Marsit quhen Fobos dhe Deimos. Jane shume te vegjel kane forma te parregullta, gjenden shume afer Marsit, nuk kane atmosfere dhe asnje aktivitet gjeologjik, kane ngjyre shume te erret.

Jupiteri ka 17 satelite, nder me te medhenjte jane kater, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io eshte shume aktiv nga pikepamja gjeologjike, tete vullkane jane ende ne aktivitet. Europa perkundrazi, eshte nje satelit shume i lemuar. Ganimed eshte me i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe dhe ka nje reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka nje siperfaqe te mbushur me kratere.

Saturni ka 18 satelite, nder te cilet shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani. Hiperioni i vogel me forme shume te crregullt turbullohet ne levizjen e tij nga satelitet e tjere dhe kryen levizje krejt kaotike. Eshte i vetmi satelit i sistemit diellor qe mund t'ia ktheje te gjitha pamjet planetit te tij. Zhapeti shquhet per dy faqet e tij krejt te ndryshme, njera sterre e zeze, kurse tjetra e bardhe si debora. Ngjyra e zeze e njeres faqe vjen nga goditjet qe ka marre nga coperat e sateliteve te tjere te Saturnit. Titani eshte shume i njohur per nga cilesite e tij te peraferta me token: atmosfere azoti, trysni atmosferike gati sa e tokes, e cila permban dhe molekula organike komplekse, gati per te dhene forma jete, vetem se temperatura eshte shume e ulet -200 grade C!

Urani ka 15 satelite, nder te cilet dallohet Miranda.

Ndër 8 satelitet e Neptunit dallohet Tritoni
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi