Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Ngrohja globale do te sjelle shume uragane. People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Ngrohja globale do te sjelle shume uragane. People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngrohja globale do te sjelle shume uragane.

Shko poshtë

Ngrohja globale do te sjelle shume uragane. Empty Ngrohja globale do te sjelle shume uragane.

Mesazh nga Mufit Kaloshi Mon Jan 14, 2013 8:30 pm

Në një studim të ri thuhet se ndryshimi i ngjyrës së oqeaneve ndikon fuqishëm në zhvillimin dhe lëvizjen e uraganeve. Për më tepër, ngrohja globale po ndryshon ngjyrën e oqeanit dhe prandaj ajo ndihmon për të përcaktuar se cili uragan do të godasë token, cili do të shpërbëhet pa arritur forcën shkatërruese. I udhëhequr nga oqeanografi Anand Gnanadesikan, grupi po kryen studime simulative kompjuterike për të parë lidhjet e ngjyrës se oqeanit dhe uraganeve të forta tropikale në Oqeanin Atlantik të Veriut, si dhe në Paqësor, të njohura si Tornado. “Grupi zhvillon modelet klimatike, që ato të bëhen sa më realiste për terrenin”, - tha Gnanadesikan, i laboratorit të gjeofizikes së SHBA-së në “Princeton” të New Jersey-it. Një mënyrë për të bërë modelet më realiste është që të shohim më nga afër ndryshueshmërinë e ngjyrës se oqeanit. Në Paqësorin e Veriut ngjyra mbizotëruese është e gjelbër, në sajë të një bollëku të bimëve meklorofil, të quajtur fitoplankton. Nga thithja e rrezeve të diellit bimët lundruese ndihmojë për të mbajtur sipërfaqen e oqeanit, relativisht të ngrohtë. Kur ka më pak fitoplankton, të nxehtit e diellit përqendrohet në shtresat më të thella të oqeanit. Ujërat e qarta të oqeaneve shkaktojnë uragane më pak të fuqishme sesa ato që kanë në sipërfaqe fitoplankton, kjo si rezultat i ngrohjes së shtresave më të thella të ujërave oqeanike. Në modelin e tyre të klimës shkencëtarët kanë reduktuar planktonin në veri të rrymave pacifiste, përfundimi i një spiraleje që ushtri në një oqean të tërë. “Modelet janë tashmë shumë të qartë, ku dhe përforcuam idenë akoma më fortë sesi ndikon ky faktor në klimën oqeanike”, - tha Gnanadesikan, studimi i të cilit do të publikohet në të ardhmen në revistën “Geophizical ReSearch Leters”. Ciklonet tropikale kanë tendencë për t’u formuar së bashku në Ekuator, mbi sipërfaqen e ujërave të ngrohta të tropikut, pastaj ato lëvizin drejt veriut, ose drejt jugut në subtropik. Në veriperëndim të Paqësorit, në përgjithësi ciklonet goditën Japoninë dhe Kinën. Stuhitë, thjesht nuk mund të vazhdojnë në sipërfaqe pa ujë të ngrohtë për t’i fuqizuar ato. Me një ujë oqeanik të qartë në veri, ciklonet janë prirur të përfshijnë Ekuatorin dhe të godasin Filipinet, Vietnamin dhe Tajlandën. “Ky ishte një zbulim i madh,unë kam qenë me të vërtetë mjaft i habitur.” - tha Anand Gnanadesikan. Në të ardhmen, qëllimi i ekipit të tij është përdorimi i të dhënave satelitore në vazhdim për të ndjekur ndryshimet në ngjyrën e oqeanit dhe për të parë nëse ka një lidhje të vërtetë të botës së gjelbërt ujore tropikale me ciklonet.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi