Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
C’farë është domain name? People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
C’farë është domain name? People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C’farë është domain name?

Shko poshtë

C’farë është domain name? Empty C’farë është domain name?

Mesazh nga Mufit Kaloshi Mon Jan 14, 2013 3:57 pm

C’farë është domain name?

Emërtimi i domainit tregon adresën tënde në internet. Ndryshe nga emri real, përcaktimi i emrit të domainit (ose të disa domaineve) nuk përbën vështirësi.

Emërtimi i domainit përbëhet nga dy pjesë: Emri i hostit dhe emri shtesë. Për shembull te Yahoo.com, ‘Yahoo‘ është emri i hostit, dhe ‘.com‘ është emri shtesë.

Përvec emrave .com, .net, dhe .org të cilët janë janë emërtime të përgjithshme, cdo shtet mund të ketë emrin e vet shtesë përkatës që rrjedh nga emri i vet shtetit. Për shembull .al për Shqipërin, .co.nz për Zelanden e Re (New Zealand), ndërsa co.uk për Mbretërinë e Bashkuar (United Kingdom). Edhe SHBA-ja (United States) ka shtesën e vet .us, por kjo e fundit nuk para përdoret shpesh.

C’farë është web hosting?

Web hosting është mënyra më e zakonshme e hostimit të më shumë se 99% të web siteve. Kjo nënkupton që një kompani hostimi ka një ose më shumë servera (kompjutera të lidhur me mënyrë të vazhdueshme me internetin që punojnë me një softuer serveri si ai I Apache ose IIS) që suporton punën e një numri të madh web sitesh.Përvec rasteve kur një web site është vecanërisht i ngarkuar me punë ose i duhet shumë bandwidth (trafik), kjo është mënyra më pak e kushtueshme për të zotëruar një web site të vërtetë. Ti mund të kesh adresën tënde të IP-së me hostim dhe të mos dallohet nga përdoruesit.

C’farë është cPanel?

Hostimi i një webi (faqe interneti) të jep akses në nje panel kontrolli, me anë të të cilit ju mund të menaxhoni një website (si për shembull krijimin e adresave të ndryshme emaili, vëzhgimin e statistikave, etj.).

C’farë është një FTP?

FTP është shkurtimi I ‘File Transfer Protocol’. Ka të bëjë me protokollin që mundëson ngarkimin e skedareve (files) në hostin tuaj.

C’farë janë subdomainet?

Subdomainet janë zgjatime të domainit kryesor.

Për shembull, tek faqja kryesore e Yahoo! mund të hyet nëpërmjet yahoo.com, kurse tek Yahoo! Sports mund të hyet nëpërmjet sports.yahoo.com. Në këtë rast, sports është një subdomain.

C’farë është parkimi i domaineve?

Parkimi i domaineve mundëson, kundrejt një pagese të vogël, të rezervohet një domain te vecantë për përdorim të mëvonshëm dhe shfaqjen e një faqeje të njohur si “under construction” (në ndërtim). Ju mund të regjistroni një domain dhe të mos e parkoni asgjëkundi por në këtë mënyrë siti juaj do të jetë i paaksesueshëm deri në momentin që do të keni një web host.

C’farë janë faqet error?

Disa herë ndodh që të hapesh një faqe të gabuar ose joekzistente (mund të jetë fshirë ose mund të mos jetë krijuar) dhe në ekran të kompjuterit shfaqet mesazhi “404 Error”. Kjo tregon se faqja që keni kërkuar nuk mund të gjendet.

C’farë janë “Name Servers” (DNS)?

Kur ju shtypni Yahoo! Nederland, si mundet kompjuteri të gjejë këtë faqe? Ai “pyet“ serverat DNS.

Serverat DNS i tregojnë përdoruesve se ku mund të kërkojnë një faqe interneti. (Ky veprim është në të vërtetë shumë më i komplikuar se kaq, por kjo përmbledh rreth 80 për qind të funksioneve të tyre).

C’farë janë PHP, ASP, Ruby, Perl, etj?

PHP, ASP.NET, Ruby, dhe Perl janë shembuj të programimit të gjuhëvë të ndryshme. Programimi përdoret online për të krijuar website dinamike dhe interactive. Paketa të ndryshme softueri kërkojnë gjuhë të ndryshme, prandaj sigurohuni që web hosti juaj realizon dhe suporton programimin e gjuhëve që ju duhen.

C’farë është MySQL, MS SQL, etj?

MySQL, MS SQL, janë shembuj të databaseve të ndryshme.

Kur punohet me të dhëna që duhen përpunuar, një database e bën më të lehtë aksesimin dhe përpunimin e të dhënave të ndryshme.

Për shembull, kërkimi jonë i avancuar përdor një database të tipit MySQL .

C’farë është saktësisht hapsira dhe c’farë bandwidth?

Hapsira e një disku tregon kapacitetin që ju keni në dispozicjon për faqen tuaj . Cdo gërmë e shkruar në websitin tuaj ruhet diku në serverin e web hostit tuaj. Cdo gërmë është një byte, ndërsa një megabyte përbëhet nga një milion byte. Faqet HTML janë zakonissht shumë të vogla, ndërsa imazhet, skriptet si dhe databaset zënë një vend të madh në hapsirën e diskut.

Kush është ndryshimi ndërmjet Linux dhe Unix dhe Windows hosting?

Ashtu si Mac OS dhe Windows janë të ndryshme (por që kryejnë të njëjtin funksion) edhe Linux/Unix dhe Windows kryejnë po ashtu të njëjtin funksion por në mënyra të ndryshme.

Ekzistojnë disa aplikacione online që funksionojnë vetëm me programet Linux/Unix dhe disa të tjera që funksionojnë vetëm Windows.

Windows web hosting është paksa më e kushtueshme se sa Linux/Unix web hosting.

Përsë do të më duhej një IP e detikuar?

Pjesa më e madhe e përdoruesve nuk do të kishte nevojë për një IP të detikuar. Por për ata që duan të sigurojnë një FTP anonime apo një website me SSL, do të nevojitej një IP e vecantë.

A është e mundur të mbaj të njëjtin emër domaini edhe nëse ndryshoj host?

Po.

Si mundem të ngarkoj faqen e internetit?

Mënyra më e zakonshme për të ngarkuar një skedar online është duke perdorur FTP. FTP është një protokoll ashtu sikurse edhe HTTP. HTTP përdoret për të shkarkuar skedare (ajo që përdor vetë webi), ndërsa FTP mundëson si ngarkimin edhe shkarkimin e skedareve.

Hosti që ju përdorni do tju sigurojë informacionin e nevojshëm për tu lidhur me serverat e tyre duke përdorur FTP.

Një mënyrë tjetër për të ngarkuar skedarë është me anë të përdorimit të CPanel që mundëson ngarkimin e skedareve drejtpërdrejt ma anë të web browserit tuaj. Kjo praktikë është përgjithësisht e ngadaltë dhe për këtë arsye nuk rekomandohet.

Si mundem të kontrolloj e-mailin tim me anë të Webmail-it?

Shko tek: http://www.faqjajuaj.com/webmail/

Vendos perdoruesin dhe fjalëkalimin.

Përdoruesi juaj është adresa e e-mailit që doni të kontrolloni.

Për shembull info@faqjajuaj.com.

Mbasi ti keni plotesuar klikoni Ok dhe do të shfaqen 3 aplikacione për të lexuar email-in. Mund të zgjidhni kë të doni.

A mund të ndryshoj fjalëkalimin e e-mailit tim?

Po, për të ndryshur këtë fjalëkalim, duhet te ndiqen hapat e mëposhtëm:

Shko tek: http://www.faqjajuaj.com/webmail/

Vendos perdoruesin dhe fjalëkalimin.

Përdoruesi juaj është adresa e e-mailit që doni të kontrolloni.

Për shembull info@faqjajuaj.com.

Mbasi ti keni plotesuar klikoni Ok

Aty do të shtypni butonin e ndërrimit të fjalëkalimit (Change Password) që gjendet në fund të faqes në krahun e majtë të ekranit.

Vendosni fjalëkalimin e ri dhe shtypni OK.

Fjalëkalimi i ri duhet të jetë aktivizuar menjëherë pas regjistrimit të tij nga ana juaj.

Si mund të hyj te Cpanel?

Hyrja në cPanel është e thjeshtë dhe të mundëson një kontroll total të websitit tuaj.

Për të hyrë në cPanel duhen ndjekur hapat e mëposhtëm:

Shko tek: http://www.faqjajuaj.com/cpanel

Këtu do tju kërkohet perdoruesi dhe fjalëkalimi, që janë të njëjta me perdoruesin dhe fjalëkalimin e llogarisë FTP. Nëse nuk e keni këtë informacion duhet të na dergoni një email për ta patur.

Sapo të logohëni ju do të keni akses të plotë për të modifikuar llogarinë tuaj të e-mailit, websitin tuaj, të kontrolloni statistikat etj..

Si mund ti shoh statistikat e websitit tim?

Statistikat e websitit tuaj ju lejojnë te shikoni se sa njerëz vizitojnë sitin tuaj në një moment të caktuar kohe. Statistikat të lejojnë të shohësh se sa dhe kush e viziton sitin tuaj, sa kohë qëndron në të, c’farë faqesh viziton si dhe shumë opsione të tjera të fuqishme.

Ky mjet mund të përdoret për të përcaktuar trafikun e vizitorëve, si dhe nga e kanë filluar kërkimin (nga Google search, nga linku i ndonjë website, etj).

Më poshtë janë hapat që duhen ndjekur për të parë statistikat e websitit tuaj:

Hapni Internet Explorer dhe shko tek: http://www.faqjajuaj.com/cpanel

Këtu do tju kërkohet perdoruesi dhe fjalëkalimi, që janë të njëjta me perdoruesin dhe fjalëkalimin e llogarisë FTP. Nëse nuk e keni këtë informacion duhet të na dergoni një email për ta patur.

Sapo të keni vendosur perdoruesin dhe fjalëkalimin do tju shfaqen mjaft opsione të ndryshme. Pas kësaj, do të mund të klikoni tek Web/FTP stats apo Awstats.

Nëse klikoni tek Awstats do të mund të shikoni të gjitha statistikat për sitin tuaj. Pasi të jeni futur këtu do tju duhet të mësoni të përdorni grafet dhe opsionet e ndryshme sepse duke mësuar ti përdorni këto ju do ta keni më të lehtë të përcaktoni trafikun tuaj dhe klientet.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi