Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Problemet e arsimit dhe sfidat...opinione People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.



Join the forum, it's quick and easy

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome
Problemet e arsimit dhe sfidat...opinione People-icon
Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.

Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Problemet e arsimit dhe sfidat...opinione

Shko poshtë

Problemet e arsimit dhe sfidat...opinione Empty Problemet e arsimit dhe sfidat...opinione

Mesazh nga Mufit Kaloshi Wed Feb 12, 2014 9:50 pm

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes arsimimit shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria.
Arsimi është edhe një nga fushat që jo vetëm i prin shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqendrushmëri, përkundrazi, ato shërbejnë për t’iu përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë shkollor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 20 vitet e fundit, kanë treguar se arsimi është munduar të përshtatet sa të mundë me ndryshimet sociale në vendin tonë, por edhe me ato globale. Këto ndryshime duke mos qenë shumë të studiuara dhe duke qenë se bëheshin në një terren shumë pak të favorshëm nga gjendjes në të cilën sistemi ynë arsimor vinte dhe nga një politizim i tejskajshëm, jo gjithmonë kanë dhënë frytet e duhura dhe janë përceptuar shpesh nga ne si eksperimente.
Eksperimentimi në arsim nuk është diçka e keqe, por kur ky eksperimentim kalon caqet hapësinorë dhe kohorë, atëhere ai bëhet i dëmshëm dhe ndikon negativisht.
Reformat e fundit në arsim dhe debatet që i kanë shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës. Këto probleme duket se i përkasin gjithë shoqërisë dhe jo vetëm një pjese të saj. Reformimi i arsimit tashmë ka prekur të gjithë sistemin arsimor dhe duket se po kulmon me ligjin për arsimin e lartë. Duke qenë se intensiteti i reformave ka qenë i madh dhe koha e kryerjes së tyre, relativisht e shkurtër, janë vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika. Është e kuptueshme që vetëm me një reformim të tillë problemet nuk mund të zgjidheshin përnjëherë. Kështu dolën në pah problematikat të cilat në disa raste, nëse nuk trajtohen me seriozitetin e duhur mund të lënë pasoja të rënda në arsimimin e brezave.
Reforma në arsim ka përfshirë legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, por për fat të keq ende nuk ka një reformë ose ende nuk është vënë në zbatim një reformim i burimeve njerëzore, d.m.th., i kuadrit dhe emërimeve në arsim.
Përsa i përket reformës së kurrikulës, mendoj se janë bërë përparime të dukshme që e sjellin arsimin shqiptar pranë standardeve të vendeve të tjera. Edhe pse duket sikur në shkollë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh, kurrikula e re dhe reformimi tërësor i sistemit parauniversitar ka bërë një revolucion në fushën e arsimit tek ne. Ky reformim nuk duhet parë i ndarë, d.m.th, i copëzuar dhe i rastësishëm, pasi nëse e shohim kështu nuk do të arrijmë të perceptojmë gjithë ndryshimin që është kryer. Duke filluar me sistemin 9-vjeçar, gjimnazin e ri, altertekstin, Maturëm Shtetërore, etj.
Reformat e kryera shpeshherë edhe me ngut e kanë gjetur të papërgatitur mësuesin për të përballuar gjithë këto ndryshime. Nëse synimi dhe arritja kryesore e kurrikulës së re dhe reformës ka qenë ndryshimi i konceptimit në arsim, pra vënia në qendër e nxënësit, kjo jo nga të gjithë mësuesit është kuptuar, ose është kuptuar në mënyrë sipërfaqësore. Të vendosësh nxënësin në qendër të mësimit nuk do të thotë të mjaftohesh duke përdorur disa teknika mësimdhënieje që në literaturën pedagogjike njihen si “teknika të të mësuarit me në qendër nxënësi”, por duhet të ndryshohet mendësia e mësimdhënies, duhet ndryshuar këndvështrimi. Mësimi dhe shkolla duhet t’i shërbejë nxënësit dhe nëse kjo nuk arrihet misioni mund të quhet i parealizuar, për të mos thënë i dështuar. Ende sot, ka mësues që e shohin nxënësin si objekt dhe jo si subjekt. Harrojnë se tek çdo individ ka një veçori të cilën sistemi arsimor dhe veçanërisht mësuesi duhet ta vërë në dukje. Tek nxënësit shohin problemin dhe jo zgjidhjen; nxënësit i vënë në dukje dobësitë, por jo arritjet. Ky këndvështrim, edhe pse nuk është keqdashës bëhet shkak për krijimin e situatave të pakëndshme në mësim.
Këtu fillon konflikti i vërtetë mësues-nxënës. Dhe gjithçka fokusohet tek nota. Vlerësimi bëhet kështu nga një mjet nxitës, pasqyrues i rezultateve, një mjet presioni psikologjik dhe burim konflikti. Shkolla nga një vend miqësor kthehet në makthin e shumë nxënësve dhe të rinjve, të cilët, në vend që të marrin në të edukimin se si duhet të formojnë sjelljen e tyre në jetë, në shoqëri dhe më gjerë, marrin mësimet e para se si t’ia hedhin sa më lehtë. Ndikimi i shoqërisë dhe presioni i madh që bën shoqëria jonë për të nxitur arritjen e rezultateve ka bërë efektin e kundërt, duke mos rritur dëshirën dhe interesin për të mësuar, por për të pasur një diplomë. Pra gjithçka është kthyer në kërkesën për një diplomë dhe jo dije. Reforma e MSH (Maturës Shtetërore), e cila me konceptimin e saj shumë bashkëkohor synoi të vinte në barazpeshë vlerat e secilit, u kthye në të kundërtën e saj si rezultat i një “pakujdesie “ të vogël. Keqadministrimit. Dëshira për të qenë “humanë” aty ku duhet seriozitet, bëri që administratorë të papërgjegjshëm dhe mësues shumë “zemërgjerë”, të shkatërrojnë vit pas viti këtë sistem duke arritur që edhe nga vetë institucioni i MASH të deklarohet se në MSH kopjohet. Kjo duket si diçka shumë e parëndësishme, por në thelb ajo dëmton rëndë imazhin e sistemit arsimor dhe vlerat që duhet të përçojë ai. Nëse kjo reformë po shfaq problematikën e saj, kjo nuk do të thotë se duhet të kthehemi pas, por të shohim shkaqet e problemeve dhe të gjejmë rrugëzgjidhje më të mira.
Problematika më e bujshme dhe më shqetësuese, sa herë që fillonte viti shkollor kishte të bënte me tekstet. Mungesa e tyre, shitja në mënyrë të paligjshme, cilësia e dobët, sasia e pamjaftueshme dhe mbi të gjitha përmbajtja e tyre dhe ngarkesa e madhe me mangësi në aparatin pedagogjik, u kthyen në një problem tjetër që shoqëroi shkollën gjatë viteve të tranzicionit. Reforma e Altertekstit në arsimin parauniversitar zgjidhi shumë prej problemeve të ngritura. Nuk mund të pretendohet se cilësia dhe niveli shkencor apo pedagogjik i tyre arriti standardet më të larta, por kjo reformë e futi arsimin në një rrugë të mbarë dhe ndikoi shumë në ndryshimin e perceptimit të tekstit, jo si mjeti më i rëndësishëm i mësimdhënies, por si një mjet i nevojshëm për nxënësin. Ajo që duket se mbetet e parealizuar në këtë reformë, ka të bëjë me mësuesin. Për sa kohë do të ketë mësues që për probleme të ndryshme apo paqartësi apo edhe gabime shkencore do të shfajësohen se “kështu e ka teksti”, mund të thuhet me bindje se reforma nuk është kuptuar si dhe sa duhet. Problematika e re që shfaq reforma e altertekstit ka të bëjë me tekstet e përkthyera, të cilat vërtet u përkasin shkencave natyrore dhe si të tilla sigurisht që mund të jenë më të mira në cilësi dhe përmbajtje se tekstet që mund të përgatiten nga specialistët shqiptarë, por nuk duhet harruar tradita e vendit nga vijnë këto tekste dhe mbi të gjitha, përkthimi problematik, që shpesh është edhe qesharak dhe amatorial. Shtëpitë botuese nga dëshira për të qenë sa më konkuruese në treg harrojnë se nuk kanë të bëjnë me një produkt konsumi, por me një material të rëndësishëm për formimin e brezave. Ajo që mund të dëmtojë seriozisht këtë reformë dhe rrjedhimisht edhe sistemin arsimor, ka të bëjë me interesat klienteliste të shtëpive botuese dhe autorëve të teksteve. Për miratimin e teksteve është mirë të zbatohet një procedurë më e hapur dhe transparente, duke përfshirë më shumë mësuesit si zbatues dhe njohës më të mirë të programeve dhe problematikave shkollore. Kështu mund të shmanget çdo ndikim nga jashtë dhe monopolizim i dëmshëm.
Një reformë nuk mund të kuptohet pa burimet njerëzore që i japin asaj vlerën e vërtetë. Mësuesi është aktori kryesor dhe faktori ë i rëndësishëm që u jep jetë politikave dhe materializon reformat. Por çfarë është bërë për mësuesin në këto 20 vjetët e fundit?
Kjo pyetje do të merrte shumë përgjigje dhe do të lakohej shumë nëse do të futeshim në kalendat e politikës, por për hir të së vërtetës, duhet thënë se për mësuesin nuk është bërë aq sa duhet. Në këto 20 vjet tranzicion vihet re se profesioni i mësuesit, që dikur ka qenë shumë i kërkuar dhe shumë i vlerësuar, tashmë është në fund të preferencave të të rinjve. Mjafton t’i hedhësh një sy librit të transparencës dhe kupton se sa pak kërkohet ky profesion madje edhe kur kërkohet, fatkeqësisht jo prej nxënësve shumë të mirë. Faktori kryesor që ndikon, kuptohet që ka të bëjë me pagën. Në ekonominë e tregut dhe të konkurencës së lirë është e natyrshme që çdokush do të kërkojë më të mirën dhe dihet që profesioni i mësuesit nuk është nga më të paguarit, por braktisja e këtij profesioni në këtë masë nuk flet vetëm për anën e pagesës. Mësuesi është lënë në harresë nga shoqëria. Të gjithë kujtohen për të ditën e 7 marsit ose kur duan ta kritikojnë për “kurset” që edhe pse janë një dukuri e shëmtuar e arsimit, nuk janë maja e korrupsionit. Mësuesi me dashje ose pa dashje është bërë preja e fushatave elektorale. Duke qenë se arsimi është ndër sektorët shtetërorë të punësimit, politika e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të krijuar përfitime elektorale. Ndikimi i saj ka bërë që edhe një mësues i thjeshtë të mos e ndiejë veten të qetë kur çdo shtator i duhet të presë me ankth emërimet, lëvizjet, largimet apo problematikën që del nga fillimi i vitit shkollor. Mësuesi është ndoshta i vetmi profesion që ende vlerësohet si në komunizëm. Të gjithë të barabartë, dhe të gjithë të paguar njëlloj. Atëherë përse duhet një mësues të përpiqet për të ngritur anën e tij profesionale? Vetëm për kënaqësi, kur për punë dhe mund të ndryshëm, lodhje dhe përgjegjësi jo të barartë të gjithë mësuesit paguhen njëlloj, sipas një skeme që duket absurde. Skemë që ka funksionuar vetëm në socializëm për kategorizimin e mësuesve sipas vjetërsisë, kur dihet se të jesh më i vjetër në një punë nuk do të thote se je më i mirë. Kjo ka bërë që të gjitha reformat, ndryshimet, zhvillimet në arsim të përcillen me indiferentizën nga një pjesë e mësuesve, pasi për ta mjafton të kenë një diplomë, një mik, një njohje e kështu me rradhë dhe pozicioni si dhe paga nuk ndyshojnë. Ky është një faktor që sot profesionin e mësuesit e kërkojnë nxënës jo shumë cilësorë, sepse e dinë që me të mbaruar shkollën do të gjendet një vend ku të rrinë rehat për gati 40 vjet të tjerë. Kjo praktikë duhet ndalur, sepse po krijon probleme serioze në arsim. Mësuesi si çdo profesionist duhet motivuar të rritë profesionalizmin e tij, por nga ana tjetër duhet vlerësuar dhe i duhet dhënë një status i cili të mos shkelet lehtë nga erërat e ndryshimeve politike.
Një tjetër aspekt që lidhet me përgatitjen e mësuesve ka të bëjë me të rinjtë dhe studentët të cilët e zgjedhin këtë profesion. Universitetet dhe shkollat duhet të krijojnë ura bashkëpunimi për t’u dhënë këtyre të rinjve aftësitë dhe shprehitë e nevojshme, pasi njohuritë dhe dijet i marrin gjatë studimit. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të kalosh nga teoria që merret në shkolla në praktikën konkrete, në terren. Për këtë duhen praktika, të cilat nuk mungojnë në programet e studimit të universiteteve për degët e mësuesisë, por realizimi i tyre dhe organizimi kanë vend për përmirësim. Studentët nuk mund të marrin në shkollë gjithë njohuritë që u duhen për të qenë profesionistë të mirë, aq më tepër kur pjesa më e madhe e pedagogëve janë të shkëputur nga sistemi parauniversitar, por pranë shkollave ata mund të mësojnë më shumë për atë që u duhet. Kjo arrihet duke ia besuar këtë detyrë një mësuesi specialist dhe jo rastësisë, siç ndodh rëndom. Për këtë duhet menduar si nga universiteti edhe nga Drejtoritë arsimore, për të krijuar mentorë dhe mësues cilësorë në praktika, të cilët sigurisht duhen vlerësuar. Praktikë e mirë dhe shumë e vlefshme do të ishte edhe punësimi me kohë të pjesshme pranë shkollave të studentëve të sapodiplomuar për të fituar aftësitë dhe shprehitë e punës, por duke e konsideruar këtë si periudhë praktike aktive që mund të bëhet pa pagesë ose me fonde të tjera.
Duke u ndalur tek zhvillimet e arsimit, nuk mund të mos përmendësh infrastrukturën dhe mjediset shkollore që në këto vite ka ndryshuar shumë. Sot një pjesë e mirë e shkollave të qyteteve të mëdha dhe qendrave të rëndësishme urbane kanë një infrastrukturë bashkëkohore. Është e vërtetë që numri i nxënësve në klasë ka një shprërndarje jo uniforme, por kjo është pasojë e lëvizjeve demografike të mëdha dhe ndryshimeve që po pëson struktura e popullsisë. Problematika në infrastrukturë dhe mjediset shkollore shfaqet tek menaxhimi i tyre.
Sot një drejtues shkolle apo drejtoria e saj pothuajse nuk kanë asnjë kompetencë për sa i përket administrimit të mjediseve shkollore. Një drejtor shkolle nuk mund menaxhojë dot mjedise shkollore sipas interesave të shkollës dhe komunitetit, sepse në radhë të parë shkolla nuk ka asnjë buxhet dhe nuk ka asnjë ligj që rregullon këto marrëdhënie. Kështu edhe nëse një drejtues do të bëjë përpjekje për të përmirësuar gjendjen në shkollën e tij, këto më shumë do të realizohen si favore për hatër të drejtorit sesa si punë dhe ndihmë për shkollën. Që drejtori të mos jetë më kryemësues, por menaxher i shkollës i duhet dhënë atij roli që i takon edhe ligjërisht, por edhe përgjegjësia dhe kompetenca.
Këto janë disa nga mendimet e mia rreth reformimit të sistemit arsimor në vija të përgjithshme, të para në këndvështrimin e problematikave që janë të mundshme të zgjidhen pa pasur një kosto të lartë dhe pa dhënë efekte të padëshirueshme. Për zgjidhjen e tyre mjafton vetëm pak dëshirë dhe respektim të ligjshmërisë dhe praktikave. Për këtë duhet një njohje dhe përhapje më e gjerë e informaconit të ri që aktorët e këtyre ndryshimeve të dinë se si dhe ku ta gjejnë veten në këtë sistem që është në reformim të vazhdueshëm.

Dorian Koçi
Arsimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një kombi, pasaporta integruese e tij në botën e qytetëruar ndaj kërkohet që ai të jetë sa më i përsosur dhe më i arrirë për të siguruar jo vetëm një të ardhme të mirë e të qëndrueshme të fëmijëve tanë, por dhe një përfaqësim dinjitoz të rinisë shqiptare në botë. Arsimi krijohet përpara kombit dhe i paraprin procesit të ngjizjes dhe krijimit të tij, por është momenti kur krijohet shteti dhe lind përgjegjësia shtetërore që kujdeset për shtrirjen dhe mbarëvajtjen e tij në të gjithë vendin. Për shtete që kanë pasur një traditë të fortë konsolidimi ky proces përsoset dhe zhvillohet duke krijuar elita që udhëheqin vendin dhe që i bëjnë krenare në botë, kurse te ne për shkak të zhvillimeve të ndërprera të proceseve politike arsimi ka qenë i detyruar të ndjekë zigzaget e rënieve dhe rimëkëmbjeve të shtetit. Është e tepërt të përmendim vështirësitë e arsimit shqiptar ndër vite, por do të ishte e udhës të fokusohemi tek e sotmja, pasi ajo përgatit të nesërmen. Por si mund të ndërtohet një arsim sa më i aftë profesionalisht, sa më cilësor dhe me rezultate të drejtpërdrejta në të ardhmen e brezave të rinj? Sfidat si shikohen ndër vite, mbeten pothuajse njëlloj ashtu si dhe pyetjet fundamentale që duhet të marrin përgjigje.
Së pari dhe çka është më e rëndësishme, arsimi duhet të pastrohet sa më parë nga infeksionet e politikës dhe të shëndoshet për t’i dhënë më të mirën e mundshme në zhvillimin e vendit. Kjo është një sëmundje e vjetër që po i merr frymën arsimit shqiptar duke krijuar breza të rinj të rreshtuar në llogore politike dhe jo breza të rinjsh që do t’i kontribuojnë gjithë vendit. Për fat të keq, në këto zgjedhje që kaluan pamë deri dhe manipulim të imazhit të mësuesve përmes publicitetit elektoral, gjë që nuk e nderon arsimin shqiptar, por e kthen atë në një zgjatim të politikës. Një aspekt tjetër që mungon në pothuajse të gjitha përqasjet editoriale e deritanishme është respektimi i një kodi heshtjeje për të mos përmendur praktika dhe persona që me grykësinë e tyre intelektuale për famë dhe me grykësinë për të bërë para e kanë marrë në qafë arsimin bazë shqiptar, arsimin e mesëm. Fjala është për hartimin e kurrikulave, rekomandimin e librave që duhen lexuar, ndarjen e çmimeve letrare që tërthorazi ndikojnë në këto rekomandime që në një investigim të zakonshëm mund të shikosh që lëvizin brenda të njëjtit qark autorësh dhe të njohurish, duke mos lejuar konkurrencën e lirë dhe rritjen e cilësisë së teksteve dhe praktikave mësimore. Arsimi parauniversitar është hallka më e rëndësishme e arsimit bazë në vend dhe si i tillë ai duhet të jetë i mjaftueshëm për t’u siguruar të gjithë shtetasve shqiptarë njohuritë e duhura bazë dhe aftësitë e duhura për t’u përshtatur në një botë që vazhdimisht ndryshon. Po ai përmbush këto funksione bazë arsimi i mesëm sot në Shqipëri?
Për fat të keq jo, dhe një tregues janë shkallët e ulëta në renditjen botërore që mori Shqipëria në lexim, matematikë dhe shkenca, duke qenë nga fundi i tabelës dhe duke lënë pas vende si Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbajxhanin dhe Kirgistanin. Sigurisht që kjo renditje e ulët manifestohet dhe në disa drejtime kryesore të arsimit të mesëm që përbëjnë gjithë problematikën e tij. Së pari, slogani “Shqipëria në moshën e internetit” është një slogan propagandistik, por që i përgjigjet realitetit. Shumë shkolla të mesme në Shqipëri vuajnë nga mungesa e infrastrukturës themelore si kemi parë kaq herë përmes pamjeve televizive dhe jo më që të jenë të pajisura me internet.
Së dyti, është propaganduar kaq shumë se nga viti i kaluar do fillonin leksionet në gjuhën angleze në fakultet shtetërore për të rritur cilësinë dhe ballafaqimin me arsimin botëror. Po si paraqitet situata e brezit të ri në këtë drejtim? Në shumë shkolla të mesme të rretheve ku nuk ka mësues të gjuhës angleze, këtë lëndë e japin mësues të lëndëve të tjera që duke mos pasur kualifikimin e duhur po rendin drejt provimeve shtetërore për të përftuar një diplomë në gjuhën angleze e në rastin më të keq vazhdojnë të jenë të pakualifikuar për të dhënë këtë lëndë. I famshmi altertekst ku mësuesit mund t’i zgjedhin vetë tekstet ka lënë shtigje abuzimi në kurriz të cilësisë dhe të nxënësve, pasi tenderi i zhvilluar nga Ministria e Arsimit ka synuar tekstet që janë më të lira sesa ato që janë cilësore. Në këtë kontekst mund të gjesh dhe tekste të shkollave të mesme shqiptare që përgatiten nga autorë të shtëpive botuese jo shumë të njohura dhe me pak eksperiencë në këtë drejtim, kur situata është ndryshe në vende të tjera të rajonit. Në Maqedoni dhe Kosovë prej kohësh ka vepruar një program ku tekstet origjinale(jo fotokopje) e Oxford University Press janë marrë në bazë të marrëveshjeve shtetërore me shtëpinë botuese të këtij universiteti, me çmim të arsyeshëm që shkon me një kosto rreth 900-1000 lekë, kurse në Shqipëri, ministria jonë jo vetëm që s’ka qenë e mundur që të arrijë një marrëveshje të tillë, por ka lejuar të operojnë përfaqësuesit e këtyre shtëpive botuese që në bashkëpunim shumë herë me drejtoritë e shkollave kanë abuzuar me çmimet në kurriz të nxënësve shqiptarë. Kjo është për fat të keq një skenë e tërë korrupsioni e udhëhequr nga drejtues partiakë të shkollave që synojnë të mbushin xhepat në kurriz të të pambrojturve që janë nxënësit shqiptarë. E gjithë kjo situatë ka krijuar një amulli në arsim ku studentit shqiptar që s’arrin dot të marrë cilësinë e duhur, dhe kur arrin nëpërmjet një teksti cilësor e merr me një çmim shumë më të lartë sesa bashkëmoshatarët e tij në rajon dhe për më tepër i kërkohet që pas një arsimimi të tillë mediokër të arrijë dhe të marrë njohje të provimeve ndërkombëtare pas tre vjetësh, pasi ka mbaruar arsimin e mesëm! Sërish arsimi publik nuk arrin dot që të plotësojë kërkesat e duhura për t’u ballafaquar me kërkesa të tilla dhe studentët shtyhen drejt qendrave private ku sërish do u duhet të paguajnë kurset përgatitore për të plotësuar boshllëqet nga arsimi i mëparshëm. Përse nuk ekziston një studim se në ç’nivel është mësimdhënia dhe aftësia e studentëve shqiptarë për të qenë të mundur të arrijnë t’i përvetësojnë këto provime ndërkombëtare, apo për t’i dhënë gjasme vendit një lustër europiane futen një ditë të bukur duke krijuar vështirësira në sistem.
Së treti, Matura Shtetërore, e propaganduar si një sukses çdo vit po tregon se nuk po funksionon për shkak të kapaciteteve të ulëta kontrolluese ku në shkollat e mesme nëpër rrethe po merren rezultate më të larta për shkak të skandalit të kopjimit dhe shitjes së tezave të bëra kaq herë prezent në shtyp, duke penalizuar kështu nxënësit e shkollave të kryeqytetit. Po krijohen brenda sistemit arsimor dy standarde çka tregon papërgjegjshmërinë e atyre që menaxhojnë këtë proces, por dhe paaftësinë për të krijuar një sistem unik të besueshëm në të gjithë vendin. Cilësia e arsimit parauniversitar nuk përmirësohet me strategjinë e rritjes së numrit të vendeve në këtë vit elektoral dhe as me lëvizjet e shpeshta dhe të pajustifikuara të trupës mësimore, por me një vullnet dhe profesionalizëm që për fat të keq mungon.
Të tre problemet e mësipërme tregojnë mungesën e një strategjie të vërtetë për arsimin parauniversitar ku kryefjalën e zë propaganda sesa angazhimi i vërtetë profesional në këtë fushë. Shqipëria, si një vend i vogël që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian për fat të keq ende konkurron në tregun e punës vetëm me krahët e punës dhe shumë pak me ekspertizë të vërtetë. Kjo gjë sigurisht vazhdon të jetë dhe një nga problematikat e trashëguara nga ulja e cilësisë së arsimit në gjithë këto vitet, gjendje të cilën ne nëpërmjet ekspertizës dhe vullnetit duhet ta ndryshojmë. Moton e poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit “dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë”, duhet kuptuar dhe jo cituar herë pas here dhe vend e pavend, sepse jo vetëm që i bie vlera, por nuk arrin më të frymëzojë breza të rinjsh si më parë.
Shkolla, problemet dhe sfidat
0:39 / 16.02.2011
7 1

Megjithëse viteve të fundit ka pasur një fokus më të madh nga shteti në shkolla gjegjësisht në arsim, ënde ka shumë gjëra për tu dëshiruar. Në fakt fokus më i madh ka qenë në infrastrukturën shkollore, gjë kjo që është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa është mësimdhënia. Por, edhe këtu ënde ka shumë për t`u bërë, kur dihet fakti se në të shumtën e shkollave numri i nxënësve arrin deri në 45 në klasë, këtu bëjnë përjashtim ato shkolla qe gjendën në zonat e thella rurale, zona këto të cilat pothuajse janë boshatisur, për shkak të “emigrimit” të banorëve drejt zonave urbane.
Të gjithë e pranojmë se arsimi është shtylla e kombit, dhe të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi ynë shqiptarë ka ngecur, stagnuar dhe se nuk është atje ku duhej të ishte. A thua kjo ngecje dhe ky stagnim është si rrjedhojë e problemeve në “shtyllën” e tij? Është e kuptueshme se arsimi dhe në përgjithësi Kosova ka pasur një të kaluar të hidhur. E kaluar kjo që ka ndikuar më shumë se çdo gjë tjetër në mos zhvillimin e vendit. Robëria shekullore ka pasur dhe vazhdon të këtë akoma pasoja të rënda për shoqërinë tonë. Sidoqoftë, Kosova ka 11 vite që është e lirë, pra 11 vite jo ditë, javë as muaj, janë vite. Gjatë këtyre viteve është punuar, por jo aq sa është dashur dhe aq sa ka pasur mundësi të punohet. Është bërë “diagnostifikimi” i problemeve. Por, diagnostifikimi nuk është problemë aq sa është terapia. Duhet pranuar që ka pasur përpjekje për të zgjidhur problemet, megjithatë ato ende janë prezente, të pazgjidhura. Thënë ndryshe, “tortës” ju është dhënë forma, por jo edhe shija. Klasa e IX, e X, XI, XII dhe XII; ndryshimi i teksteve shkollore; përdorimi testeve për vlerësim të brendshëm e po ashtu edhe për atë të jashtëm (testi kombëtar për kl. e IX dhe ai i maturës); puna në grupe janë disa prej ndryshimeve që u bënë në arsim gjatë dekadës së fundit. Fatkeqësisht këtu kemi të bëjmë më bërjen e disa hapave dytësor para atyre parësor, thelbësor apo bazikë. Kjo do të thotë se ka pasur ngatërrime gjatë proceseve reformative në arsim, e në veçanti në atë fillorë dhe parauniversitar.
Përveç problemeve infrastrukturore rrjedhimisht atyre hapësinore, shkolla ballafaqohet edhe më një sërë problemesh të tjera. Zbatimi i reformave, cilësia, vlerësimi, edukimi, “thyerja” e trekëndëshit pedagogjik ,dhuna, mungesat e shumta të nxënësve, rënia e interesimit apo e motivit për të nxënë, si dhe mossuksesi i nxënësve janë një ndër problemet më madhore në shkollat tona. Sigurisht për t`i zgjidhur të gjitha këto problem duhet angazhim maksimal i profesionistëve, kohë, mjete material dhe mbi të gjitha vullnet. Ajo që duhet të jetë shqetësues për shoqërinë tonë e në veçanti për mësimdhënësit, prindërit dhe ministrinë e arsimit është fakti që për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e mërzitshme dhe e neveritshme, që ata duhet bërë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta, ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj. Andaj, Ministria e Arsimit duhet të zhvillojë politika dhe të hartoj plane, zbatimi i të cilave do të bëjë shkollën një ambient më të dashur, atraktiv dhe stimulues për nxënësit. Kjo do të kishte një impakt direkt në ngritjen e cilësisë, rritjen e interesimit dhe në rezultate më të kënaqshme në përmbushjen e objektivave të parapara në korrikolumin e hartuar nga ministria e arsimit.
Një gjë tjetër që vërehet në shkollat tona është, së nxënësit stimulohen në nxënien përmendësh “bilbilistikë” apo “papagallistikë” të lëndëve mësimore, gjë kjo që është e mundimshme, e lodhshme dhe më e keqja jo e dobishme për shoqërinë dhe vetë nxënësit. Nëse qëllimi është vetëm të memorizuarit e të dhënave, atëherë nuk është etike të mundohen nxënësit, këtë gjë tash shumë mirë mund t’a bëjnë kompjuterët. Ndërsa në anën tjetër nuk vlerësohet, stimulohet dhe “kultivohet” të nxënit logjik, të menduarit kreativ, dhe të menduarit e pavarur. Ka përjashtime por, shumë nga mësimdhënësit kërkojnë të thuhen, riprodhohen të gjitha ato që janë në tekst pa ndryshuar pikë as prejse.
Ka nxënës në klasën III, IV që akoma nuk kanë përvetësuar shkrim-leximin. Kjo vërtetë është e turpshme. Jo vetëm për mësuesit, por edhe për Ministrinë e Arsimit dhe prindërit e papërgjegjshëm. Ndërsa në anën tjetër bëhet obligative gjuha angleze madje nga klasa e parë. Nuk është askush kundërshtues i të mësuarit të gjuhës angleze, por së pari duhet lëvruar ara, pastaj të hedhet fara. Sigurisht nëse duam që ajo të bijë. Përndryshe fara e hedhur mbetet vetëm e hedhur, asgjë më shumë.
Duhet të këtë kriter më të lartë për regjistrimin e nxënësve në gjimnaze. Sipas statistikave të nxjerra nga: http://www.masht-gov.net/advCms/documents/Shenime_Statistikore_2010-11-Arsimi Publik_Parauniversitar.pdf, janë 106.924 nxënës që vijojnë shkollimin e mesëm të lartë ku 44% e tyre vijojnë gjimnazet ndërsa pjesa tjetër shkollat profesionale. Natyrisht, ata që mbarojnë gjimnazin do të duhej të vazhdonin studimet më tej, ndërsa ata të cilët mbarojnë shkollën profesionale do duhej të ishin të gatshëm për tregun e punës. Por, jo gjithmonë gjërat rrjedhin ashtu si duhet. Këtu është një problem mjaftë serioz, jo të gjithë gjimnazistët arrijnë të pranohen në Universitetin Publik, dhe një numër shumë i vogël i atyre që mbarojnë shkollimin e mesëm profesional, mund të sigurojnë një vend pune. Realisht problemi është edhe më i thellë së kaq, dhe përcjellët edhe pas përfundimit të studimeve. Thënë ndryshe i riu kosovar pas përfundimit të shkollimit të mesëm, pa dallim gjimnaze apo shkolla profesionale, është i imponuar ose të vazhdojë studimet më shpresë së pas përfundimit të tyre të gjej një punë, ose të gjejë “fatin” “me letra” diku në Evropë dhe të ikë nga vendi ose të rrijë në shtëpi dhe të bëjë çfarëdo pune që ju ofrohet, nëse ju ofrohet ndonjëherë. Kjo nuk është aspak e këndshme. Gjithsesi duhet bërë një kanalizim dhe menaxhim i drejt i “pasurisë” më të madhe të vendit – rinisë. Përndryshe injorimi i saj mund të sjellë pasoja të rënda për vendin. Sa më parë duhet bërë hapa preventivë në këtë aspekt.
Vërtetë në vendin tonë më shumë po krijohen probleme sesa vende pune. Fajtor jemi të gjithë për këtë gjendje të krijuar, por sigurisht dikush më shumë e dikush më pak. Sidoqoftë është koha të zgjohemi nga gjumi, të këndellemi, t`i hapim sytë “më gishta” dhe të shohim së ku jemi dhe ku dëshirojmë të shkojmë. Më herët për shkak të rrethanave historike, kemi qenë të arsyeshëm, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe çuditërisht po vërehet se fajtor për ngecje, stagnim dhe mos zhvillim të vendit më shumë se vetë ne shqiptaret nuk është askush tjetër. Më nuk “pinë ujë” arsyetimet më okupim, robëri etj, etj., nuk ka justifikime më, duhet ecur përpara.
Mufit Kaloshi
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

https://kastrioti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi